Cili ështe rekordi i
radhës i Xherdan Shaqirit?
Xherdan Shaqiri duket
të jetë i lindur për rekorde. Ai jo vetëm që është bërë shqiptari i parë që ka
luajtur në një Kampionat Botërorë, por ishte i pari shqiptar që fitoi Champions
League vitin e kaluar me Bayern Munich.
Shaqiri poashtu ishte i pari nga shqiptarët që ka fituar Kupën
e Gjermanisë vitin e kaluar. Patjetër që ishte i pari që fitoi edhe titullin me
skuadrën e tij në Bundesligën gjermane edicionin e kaluar. Në kampionatin e
vitit të kaluar ai fitoi edhe Kupën e Botës në konkurrencën ekipore me Bayern
Munich. Para disa ditësh u bë shqiptari i parë që për herë të dytë fitoi
titullin e kampionit në Bundesligën gjermane me skuadrën e tij.
Këto rezultate duket se ishin të pamjaftueshme për
gjilanasin me pasaport zvicrane, futbollistin Xherdan Shaqiri: ditë më parë ai ka
thyer edhe një rekord të ri – bëhet futbollisti i parë shqiptar që arrin numrin
shtatëshifror të ndjekësve në facebook, rrafsh 1 milion!
Ai ka shfrytëzuar rastin
përmes një postimi në rrjetet sociale të falënderoj të gjithë ndjekësit e tij që
e kanë ndihmuar të arrijë rekordin më të ri. Xh. V.
0 comments:
Post a Comment