Nga data
15 dhe 16 mars, volejbollistët dhe volejbollistet e superligës së Kosovës
startojnë me edicionin e ri pranveror të stinorit 2013/2014, në dy
konrkurrencat.
Periudhën
e pushimit dimëror, disa skuadra e kanë shfrytëzuar për përgatitje sa më të
mirë dhe përforcime me lojtarë. Mësohet se përforcimet më interesante ka bërë
KV “Skënderaj” në konkurrencën e femrave, duke aktivizuar dy lojtare nga
Bullgaria, Kristina Dimitrova dhe Ilina Vasileva.
Kjo
skuadër që mban pozitën e tretë në tabelë, këtë fundjavë do të udhëtojë në
Gjilan ku do të takohet me liderin e renditjes tabelare, skuadrën e Drites, e
cila, ndonëse nuk ka bërë përforcime, njihet si skuadër me traditë dhe shumë
cilësore, ndaj kjo ndeshje cilësohet edhe si kryendeshje e kësaj jave.
Orari i ndeshjeve të xhiros
XI-të – Konkurrenca e meshkujve:
Xhiro e
XI-të 15/16/mars/2014
Theranda - Luboteni
E Shtunë në ora 18:00 në Therandë,
Besa -
Ferizaj
Drenica-
R&Rrukolli e lirë
Xhiro e
XI-të 15/16/mars/2014 (Konkurrenca e femrave)
Kastrioti – Flaka, E
Shtunë, ora 15:00 në Ferizaj
Drita -
Skenderaj, E Dielë, ora 17:00 në Gjilan,
Univ. AAB -
Prishtina
0 comments:
Post a Comment