Ka të
ngjarë që ndonjëri mund të ketë planifikuar takim pune mbrëmjen e së dielës,
vizitë tek të afërmit ose mbrëmje në kafe me miqtë!
Jemi
qenie humane dhe harrojmë e ngatërrohemi me data, prandaj që tani është koha të
anulohen takimet eventuale të aranzhuara më parë; vizitat e paralajmëruara
tek të afërmit, ose daljen për t’u argëtuar në lokale. Kolegët afaristë, të afërmit
apo edhe miqtë s’ka se si të mos iu kuptojnë. Edhe ata mund të jenë ngatërruar me
kohën deri në atë masë sa të kenë harruar! Është “El Classico 2014”, ka arsye të
mjaftueshme për t’i anuluar me kohë pasi ka ende kohë!
Nuk dihet saktësisht,
madje as përafërsisht se cili është numri i shikuesve që përcjell zakonisht
ndeshjen më spektakulare në botë, ngjarjen e planetit për të cilën flitet, përflitet
e pritet me padurim, madje disa muaj para se të ndodhë; përballjen e dy
skuadrave gjigante të sportit më të popullarizuar, futbollit, të njohur si “El
Classico”, ndeshja Real Madrid - Barcelona, por besohet se janë qindra miliona,
mbase edhe miliarda shikues në katër anët e rruzullit, në të gjitha kontinentet,
ashtu sic do të jenë të dielën më 23 mars në “Santiago Bernabeu” - Madrid!
Vëmendja është e drejtuar prej kohësh tek dyshet
sulmuese Ronaldo – Bale në njërën anë dhe Messi - Naymar në anën tjetër, të cilët
pritet të shkrijnë tërë potencialin për të nxjerrë rezultate pozitive për ekipet
e tyre.
Ka kohë që menagjerët e dy skuadrave kanë filluar
përgatitjet për këtë ndeshje dhe pritet që të startojnë me formacionet më të
mira që kanë në dispozicion pasi kjo ndeshje vendos fatin e kampionatit sa i përket
titullit të kampionit. Barcelona si mysafire nuk ka cfarë të humbas, prandaj pritet
të atakojë me tërë potencialin që ka në dispozicion. Në anën tjetër Reali nuk
do t’I lejojë vetes luksin e tepruar sa të rrezikojë arritjet mbresëlënëse të këtij
edicioni.
Dy menagjerët, Carlo Anceloti dhe Gerardo Martino
nuk kanë ndonjë problem me përbërjet e skuadrave prandaj pritet të aktivizojnë
njëmbëdhjetëshet më të mira.
Statistikat e ndeshjeve të fundit Real Madrid - Barcelona:
La Liga - 26 tetor 2013, Barcelona 2-1 Real
Madrid,
La Liga -
2 mars 2013, Real Madrid 2-1 Barcelona
CDR - 26 shkurt 2013, Barcelona 1-3 Real Madrid
CDR - 30 janar 2013, Real Madrid 1-1 Barcelona,
La Liga -
7 tetor 2012, Barcelona 2-2 Real Madrid
Formacioni i mundshëm i Real
Madridit:
Lopez;
Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo, Modric, Alonso, Di Maria, Bale, Benzema,
Ronaldo
Formacioni i mundshëm i Barcelonës:
Valdes; Alves, Pique, Mascherano, Alba; Xavi,
Busquets, Iniesta; Sanchez, Messi, Neymar
Lojtarët me më së shumti
paraqitje të të gjitha kohërave në “El Classico”
Manuel Sanchís, lojtar i Real Madridit 43 paraqitje.
Francisco Gento, lojtar i Real Madridit 42 paraqitje.
Xavi Hernández, lojtar i Barcelonës 38 paraqitje (Lojtar aktiv).
Fernando Hierro, lojtar i Real Madridit 37 paraqitje.
Raul Gonzalez, lojtar i Real
Madridit 37 paraqitje.
Iker Casillas, lojtar i Real Madridit 34 paraqitje (lojtar
aktiv).
Carles Puyol, lojtar i Barcelonës 32 paraqitje.(lojtar aktiv)
Xh. Veseli
Xh. Veseli
0 comments:
Post a Comment