2.5.14

Stefan Cvajg (28. 11 1881 - 22. 2. 1942
"...Përshendes të gjithë miqtë e mi. Le të shohin edhe njëherë agimin pas një nate të gjatë. Unë jam tepër i paduruar, po nisem para tyre"
(Stefan Zëeig, Petropolis)
Vdiq i helmuar nga një dozë e madhe ilaçesh. Asgjë e dhunshme, ashtu siç nuk ishte natyra e tij. Lindi në Vjenë në 28 nëntor të vitit 1881 në një familje industrialistësh të pasur që i krijoi të gjitha komoditetet për të studiuar atje ku ai dëshironte, filozofi dhe letërsi. Shkroi novela, drama e biografi. Për lexuesin shqiptar është i njohur për vëllimin me novela, ndër të cilat "24 orë nga jeta e një gruaje", "Amoku", "Frika", "Pështjellimi i ndjenjave", "Letra e një të panjohure", “Bukinisti Mendel”, “Novela e shahut”, romanin "Padurimi i zemrës", etj. Në moshën 61- vjeçare vdes në Brazil.

Në 22 shkurt të vitit 1942 Stefan Cvajg la këtë mesazh:
 "Përpara se t'i jap fund jetës me vullnetin tim dhe me kthjelltësi të plotë, ndiej detyrën për të plotësuar një detyrim të fundit: t'i drejtoj falënderimet e thella Brazilit, këtij vendi të mrekullueshëm që më ka ofruar një mikëpritje kaq të ngrohtë. Ditë pas dite kam mësuar ta dua dhe në asnjë vend tjetër nuk do të kisha dashur të nisja një jetë të re, tani që bota e gjuhës sime është zhdukur për mua dhe atdheu im shpirtëror, Europa, është shkatërruar gjithashtu….

Përshendes të gjithë miqtë e mi. Le të shohin edhe njëherë agimin pas një nate të gjatë. Unë jam tepër i paduruar, po nisem para tyre."
Stefan Zëeig, Petropolis


(Ese nga Bob Moorehead)



Paradoksi i kohës sonë në histori është se kemi ndërtesa të larta por kemi edhe ndjesinë e shtypjes poaq; me rrugë krejtësisht të lira por me pikëvështrime të ngushta; harxhojmë pa hesap por kemi shumë humbje; blejmë më tepër por shijojmë së paku; kemi shtëpi të mëdha dhe familje të vogla; më shumë komoditet por kohë s’kemi fare; kemi më shumë tituj por më pak sens; më shumë dije por më pak gjykim; shumë specialistë por më shumë probleme; më shumë ilaçe por më pak shëndet... Tymosim shumë, pimë shumë, shpenzojmë të shkujdesur, gazmojmë më pak, udhëtojmë më shpejt, zemërohemi menjëherë, qëndrojmë deri vonë, zgjohemi më të lodhur, lexojmë më pak, shohim TV më shumë, e lutemi gjithnjë pak e më pak.

I kemi shumëfishuar pasuritë por pakësuar vlerat e shpirtit; flasim tepër duam rrallë dhe urrejmë shumë shpesh. Ne kemi mësuar të krijojmë mjedisin, por jo jetën. Ne ia shtuam vitet jetës, por jo jetën viteve. Ne udhëtuam në hënë dhe u kthyem, por kemi drojë të kalojmë rrugën për të takuar fqinjin e ri. Jemi pushtues të hapësirave të jashtme, por jo të hapësirave të brendshme. Ne kemi bërë gjëra të mëdha, por jo gjërat më të mira. Ne e pastrojmë ajrin, por fëlliqim shpirtin; ne e zotërojmë atomin, por jo paragjykimin. Ne shkruajmë shumë, por mësojmë pak. Ne thurim shumë plane, por realizojmë pak. Ne kemi mësuar të ngutemi, por jo të presim. Ne krijojmë shumë kompjuter, i mbushim plot informacione, prodhojmë më shumë kopje se kurrë, por veç komunikojmë pak...
Kjo është koha e ushqimeve të shpejta, por e tretjeve të ngadalshme; e burrave të mëdhenjë dhe e karaktereve të vogla, e përfitimeve të mëdha dhe e marrëdhënieve të cekta. Këto janë ditë të dy rrogave në familje, por e më shumë divorceve; e godinave të hijshme, por e familjeve të prishura. Këto janë ditët e udhëtimeve të shpejta, e hedhjes së pelenave, e braktisjes së moralit, e një nate qejfi dhe aq; e mbipeshës së trupit, e tabletave që mund të bëjnë gjithçka nga harendjellja, të heshtin, të vrasin. Është koha kur ka aq shumë në vitrinën e mallrave e gjë prej gjëje në magazinë nuk ka.
Mos harroni, kaloni ca kohë me të dashurit tuaj, sepse ata nuk do të jenë përreth përgjithmonë. Jeta nuk matet me sasinë e frymës që marrim, por me çastet kur mbetemi pa fryme.
Zgjodhi: Xh.V.


Spanja, Anglia, Gjermania, … jo Italia por Portugalia, pastaj Italia. Kështu duket radhitja më e fundit e UEFA-s.
Barazimi i mbrëmshëm gjegjësisht eliminimi i Juventus-it nga Benfika, përpos që ka shkaktuar një ‘shok traumatologjik’ në taborrin e Torinezëve ka luhatur skajshmërisht edhe vet prestigjin e futbollin italian në përgjithësi. Eliminimi në gjysmëfinale të Europa League të skuadrës aktualisht më cilësore azure ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien për një pozitë, nga e katërta në të pestë, të futbollit Italian në listën e UEFA-s.


Një gjë e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 1984, mirëpo italianëve nuk iu rrezikohet numri i skuadrave në Champions League dhe në Europa League. Portugalia ka arritur të jetë më lartë në listën e UEFA-s, teksa Italia ka rënë në vendin e 5. Nëse skuadra e Benficas arrin të fitojë Europa Leaguen atëherë, diferenca ndërmjet dy kampionateve, të Portugalisë dhe Italisë do të ngushtohej edhe më shumë. Nëse ekipet Italiane vazhdojnë të kenë paraqitje të dobëta sikurse në këtë sezon, atëherë në të ardhmen do të rrezikoheshin nga Rusia dhe Franca. Kjo flet më së miri se e ardhmja e futbollit europian duket e paqartë, pavarsisht se për dekada me radhë ka qenë e dominuar plotësisht, kryesisht nga skuadrat e vendeve më të zhvilluara ekonomikisht të kontinentit tonë.Xh.V.
Lista e rregullave të Vonnegut të cilat realisht do të duhej respektuar parimisht kur shkruani tregime të shkurta.
“Shkruaj për të kënaqur një person. Nëse hap dritaren tënde dhe mundohesh t'i japësh kënaqësi të gjithë botës, do të të zërë pneumonia (metaforike, sigurisht)”.
(Citimi i mësipërm është një nga tetë rregullat për shkrimin e tregimeve të shkurtëra sipas autorit amerikan, Kurt Vonnegut.)

Rregullat e Vonneg-ut janë të thjeshta, të shkurtra, dhe jo tamam kategorike. Ja lista e rregullave të nevojshme, por jo gjithsesi të domossdoshme, për të shkruajtur tregime të shkurtëra sipas Vonneg-ut: 
 Rregulli 1.
Përdore kohën e një të panjohuri në mënyrë të tillë që ai apo ajo të mos ndihet sikur ajo kohë është e humbur.
 Rregulli 2.
Jepi lexuesit të paktën një personazh të cilin ai do të ketë mundësi ta mbështesë.
 Rregulli 3.
Çdo personazh në shkrim duhet të dojë diçka, edhe sikur 'diçka-ja' të ishte thjeshtë, madje vetëm një gotë ujë.
 Rregulli 4.
Çdo fjali duhet të bëjë një nga këto dy gjëra: 
-të zbulojë tiparet e nje personazhi, ose
-të përparojë ndodhitë e tregimit.
 Rregulli 5.
Fillo sa më afër fundit që të mundesh.
 Rregulli 6.
Je (bëhu) sadist*! Pak rëndësi ka sa të ëmbël dhe të pafajshëm mund të jenë personazhet tuaj kryesore. Atyre duhet t'u ndodhin gjëra të tmerrshme. Vetëm kështu lexuesi mund të shohë tiparet e vërteta të personazheve.
 Rregulli 7.
Shkruaj për të kënaqur një person. Nëse hap dritaren tënde dhe mundohesh t'i japësh kënaqësi të gjithë botës, do të të zë pneumonia (metaforike, sigurisht)!
 Rregulli 8.
Jepu lexuesve sa më shumë informacione që mundesh dhe sa më shpejt që është e mundur. Në djall vaftë surpriza dhe tensioni. Lexuesi duhet të kuptoj tregimin tuaj aq shumë sa të mundet të mbaroj vetë historinë e treguar, bie fjala, edhe nëse ‘buburrecat’ do t'ia hanin faqet e fundit të librit.  


Në fund të listës, Vonnegut thotë se autorët e mëdhenjë janë të aftë t'i thyejnë të gjitha rregullat, përveç të parit.Përgatiti për botim: Xh. Veseli

1.5.14

Jennifer Laërence është shpallur femra më seksi në planet nga revista FHM. Aktorja protagoniste e sagës ‘The Hunger Games’ kryeson listën duke lënë pas bukuroshe si Beyonce, Rihanna apo Scarlett Johansson. 

Në vend të dytë është britanikja Michelle Keegan, ndërsa në vend të tretë këngëtarja Rihanna.
Duke folur për fituesen e këtij viti, kryeredaktori i FHM-së, Dan Jude, tha: “Nuk është habi që është shpallur femra më seksi. Jo vetëm që është aktorja më e kërkuar e momentit, por të gjithë meshkujt janë dashuruar me sharmin e saj.”

Ja 10 femrat më seksi sipas FHM-së:
1.Jennifer Lawrence


2. Michelle Keegan


3. Rihhana

4. Emily Ratajkowsky
5. Kaley Cuoco
6. Mila Kunis
7. Boyonce

8. Lucy Mecklenburgh

9. Nicole Cherzinger


10. Scarlett Johansson

Pasuria e tij përllogaritet tek 200 milion dollarët, por kur erdhi puna për t’i propozuar juristes dhe avokates së të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin, George Clooney nuk zgjodhi as Parisin dhe as një udhëtim me jahtin e tij nëpër Mesdhe. 
Revista “Page Six” zbulon detajet e propozimit për martesë të aktorit 52-vjeçar ndaj juristes britanike, 36 vjeç, të cilën e ka njohur disa muaj më parë.
Sipas kësaj reviste, Clooney zgjodhi rehatinë e shtëpisë së tij në Kaliforni për t’i kërkuar dorën 36-vjeçares. Madje edhe darka ishte gatuar prej tij.
“E gatoi vetë darkën me bazë mishi dhe të shoqëruar me verë dhe më pas befasoi Amal duke u ulur në gjunjë e më pas zgjati njërën dorën ku mbante unazën me diamant 7 karat”, thotë një i njohur i çiftit duke shtuar se aktori ishte aq i lumtur nga përgjigjja pozitive e Amal saqë po atë natë kishte marrë në telefon të gjithë miqtë e tij për t’u dhënë lajmin se do të martohej.
Propozimi ka ndodhur mbrëmjen e 22 prillit. Clooney dhe Amal shoqërohen prej muajsh së bashku. Në muajin mars Clooney udhëtoi së bashku me Amal në Dubai për t’u njohur me familjen libaneze të 36-vjeçares.

Për mediat rozë martesa është cështje muajsh, ndoshta javësh dhe tashmë vëmendja është përqendruar në vendin se ku do të kryhet ceremonia. Disa përjashtojnë vilën që aktori ka në liqenin e Komos në Itali, me argumentimin se është shumë e ekspozuar për të ruajtur privatësinë e ceremonisë.
Nëse keni pas fatin të siguroni një biletë për takimin e parë të përfaqësueses së Kosovës kundër Haitit, e dini pak a shumë se cilat janë cmimet e biletave dhe nga sa deri sa varirojnë. Por këtë herë Kosova ka një kundërshtar më të fortë dhe shumë më dinjitoz e prestigjioz në arenën e futbollit ndërkombëtarë, atë të Turqisë, ndaj që tani tifozët duhet t’ia ‘qesin kalemin’ sepse cmimet e biletave nuk janë të njejta por më të shtrenjta.
Ndeshja e dytë miqësore e Kosovës në arenën ndërkombëtare do të kushtojë më shumë për xhepat e tifozëve. Federata e Futbollit të Kosovës, pritet të nxjerrë në shitje biletat për takimin me Turqinë për takimin e 21 Majit që do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës. Sipas informacioneve, biletat për këtë ndeshje do të dalin në treg 2 deri në 3 ditë përpara sfidës dhe e veçanta është se do kushtojnë më shumë se biletat e ndeshjes së parë kundër Haitit.

Çmimi maksimal i një bilete në miqësoren Kosovë-Turqi do të shkojë deri në 20 Euro, ndërsa shuma zbret sipas sektorëve të stadiumit “Adem Jashari”. Ndërkohë, në shitje kanë dalë biletat e takimit miqësor Kosovë-Senegal që do të luhet në 25 Maj në stadiumin e Gjenevës. Kundër kombëtares afrikane, kombëtarja e drejtuar nga Albert Bunjaku do të zhvillojë edhe ndeshjen e parë jashtë kufijve të vendit.
Maurinho dhe Chelsea nesër(sot)  mund të divorcohen!
Atyre që u kujtohet deklarata e Jose maurinhos menjëher pas nënshkrimit të kontratës së 16 gushtit të vitit kaluar, mund të kalojnë natën në pritje të një befasie, sic di të bëj zakonisht portugezi. Këtë herë mund të presin dorëheqjen e tij.


Trajneri i famshëm portugez atëbotë kishte deklaruar: "Nëse nuk fitoj asnjë trofe me Chelsea, unë do të largohem nga skuadra menjëherë”. Në analizat e bëra pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, analistët anglez janë nxituar të vlerësojnë se Mourinho mund të befasoj që nesër me largimin nga Chelsea, ndonëse në Premier League akoma ka gjasa, por vetëm teorike, të fitoj titullin, kur kanë mbetur të zhvillohen edhe dy javë të tëra. Por kjo duket shumë pak e besueshme pasi Liverpool ka dy pikë më shumë dhe nuk pritet të dështoj në këto dy xhiro sikurse edhe Manchester City që është në pozitën e tretë me tri pikë pas të parit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar që rrjedhimisht ka shumë më shumë se Chelsea mundësi reale t’ia sfidojë titullin Liverpool-it.
Këto analiza e bëjnë Chelsea-n fare të pa gjasa për ndonjërën nga trofetë e presupozuara të Maurinhos, pas humbjes në Champions League, prandaj janë dëgjuar zëra të shumtë që flasin për një divorc të mundshëm.

Bile-bile njëra nga gazetat angleze është aq e bindur sa shkruan decidivisht se Mourinho nesër në mëngjes do t'i paraqes dorëheqjen Roman Abramovichit./Xh.V.
Katalunasit janë të gatshëm ta sakrifikojnë njërin nga futbollistët e saj për të cilin kishin bërë namin deri sa e sollën nga Arsenal vite më parë. Barcelona është e gatshme të dëgjoj preferencat që do të vijnë në adresë të Cesc Fabregas.

Bordi i Katalunasve nuk duket i kënaqur me paraqitjet e Fabregas-it ndaj ka hapur ofertën për ish kapitenit e Arsenalit që shumë lehtë mund të ri-kthehet në Premier League. Fabregas ka realizuar disa gola dhe asistime, mirëpo mungesa e tij është vërejtur sidomos në ndeshjet e mëdha të Blaugranave.
Dashuria është dorëzimi.
Dashuria është shkaku i dashurisë.
Dashuria është të kuptosh.
Dashuria është një muzikë.
Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë.
Dashuria është poezia e trishtimit.
Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë.
Dashuria është kalimtare.
Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar.
Dashuria është kristalizim.
Dashuria është të japësh.

Dashuria është ndarja e një çamçakëzi.

Dashuria kurrë nuk vihet re.
Dashuria është një fjalë boshe.
Dashuria është të takosh Zotin.
Dashuria është një dhimbje.
Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin.
Dashuria është tek lotët.
Dashuria është pritja në kokë të telefonit.
Dashuria është një botë e tërë.
Dashuria është kapja dorë për dore në kinema.
Dashuria është një dehje.
Dashuria është një bishë.
Dashuria është një verbëri.
Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës.
Dashuria është një qetësi e shenjtë.
Dashuria bëhet temë nëpër këngë.
Dashuria i bën mirë fytyrës.

Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.