23.4.14

Kjo që po shihni me kërshëri në foto, konsiderohet aktualisht ‘bajraktare e lidershipit’ të bukurisë në botë, duke mbajtur primatin e gruas më të bukur në botën aktuale, ndonëse nuk ka një garë të tillë reale. 

Kelly Brook është protagoniste e reklamës më të re të koleksionit të kostumeve të larjes "New Look".

Aktorja e bukur që në pronësi të saj ka forma të mrekullueshme trupore, përsëri ka impresionuar me pamjen vizuele të saj. Kjo ka bërë që shumë njerëz ta cilësojnë me epitetin e lakmuar jo vetëm nga gratë, si “gruaja më e bukur” e njërit nga nëntë planetet e njohura të sistemit diellorë, jo atij të marsit por këtij të tokës.
https://www.youtube.com/watch?v=sAeNBV5RrWM
Mediat angleze raportojnë se supertalenti Adnan Januzaj sot ka vendos që të përfaqësojë Belgjikën në Kampionat Botërorë “Brazil 2014”.



Mijëra artikuj, shkrime, opinione, komente e analiza janë bërë për supertalentin me prejardhje nga Kosova, të lindur në Belgjikë e që luan në Angli.
Ndonëse ishte përfolë për një ofertë nga përfaqësuesja e Belgjikës që Januzaj të veshte fanelën e kësaj të fundit në botëror, tifozët shqiptarë, si ata të Përfaqësueses së Shqipërisë, poashtu edhe ata të Kosovës kanë ngelur të nemitur e gojëhapur me këtë vendim të tij!
Është evidente se Januzaj potencialisht shihej si shpresa më e madhe e Kosovës, ndërkohë që zyrtarët e Federtaës Shqiptare të Futbollit kanë treguar për një vështirsi të jashtëzkonshme që të vëhej një kontakt, qoftë me familjarët e Januzaj ose vet futbollistin apo agjentin e tij.
Ndër kombëtaret e shumta që shpresonin për shërbimet e Januzaj kanë qenë edhe Turqia e Anglia, madje është përfolë dhe Serbia.
 “Adnan Januzaj sot i dha fund shpresave të anglisë, pasi ai ka konfirmuar se do të luaj me përfaqësuesen e Belgjikës në Kampionat Botërorë “Brazil 2014’. Kështu shkruan prestigjiozja angleze “Mirror” duke iu referuar fjalëve të selektorit të Belgjikës, ndërsa poashtu citon edhe selektorin e përfaqësueses angleze, Roy Hodgson , i cili ka deklaruar se ‘cëshjtja Januzaj’ nuk ka qenë cështje e tij por e Federatës Angleze dhe aspekteve juridike’.
Pak ditë më parë selektori i Përfaqëueses së Kosovës, Albert Bunjaku në një intervistë ekskluzive për portalin tonë, i pyetur për kontaktet me Januzajn, në mënyrë indirekte ka bërë të kuptohet për vështirsitë rreth mudësiive për negociim, por pa specifikuar ndonjë tentativë kontakti me të, duke thënë se “Cdo futbollistë me origjinë nga Kosova, pavarsisht se ku luan, në momëntin e pranimit të Kosovës me të drejta ta plota në FIFA dhe UEFA do të ketë të drejtë t’i bashkohet Përfaqësueses”, duke lënë të kuptohen alternativat e mundshme në pragë të Kampionatit Botërorë “Brazil 2014”.

Goditja më e fuqishme duket t’i ketë ndodhë Përfaqësueses së Shqipërisë, e cila duket të ketë qenë e injoruar skajshmërisht nga përgjegjësit që merren me karrierën e 19 vjeqarit.Xh. V.
Ato janë shitur si hallva e Bullgarisë!
Turneu “Final Four” i ligës Ballkanike në basketboll i cili do të zhvillohet të premten dhe dielën ka zgjuar interesim të madh të opinionit mbarë. Këtë e dëshmon edhe shitja e shpejt e biletave të rezervuara për kategorinë VIP të cilat tanimë nuk mund të gjenden në treg, ndonëse cmimi i tyre ishte 30 euro.




Zyrtarët e BIBL-së janë shprehur të kënaqur me interesimin e madh, ndërkohë që kanë shfaqur optimizmin e tyre për atmosferën që do të mbretëroj gjatë dy ditëve (të premten dhe dielën), duke iu referuar trendit aktual të interesimit, dy ditë para ndeshjeve të para gjysmëfinale.
Ndonëse për herë të parë merr pjesë në këtë garë të karakterit ndërkombëtarë, Sigal Prishtina ka impresionu me rezultate duke siguruar drejtpërdrejtë pjesmarrjen në “final four” dhe në gjysmëfinale do të takohet me kampionin në fuqi, skuadrën izraelite Galil Giboa. Të përkujtojmë se “Sigal…” kishte mundur skuadrën nga Izraeli në kuadër të garave të rregullta në Prishtinë me 81 – 78.

Nga taborri i“Sigal Prishtina” merret vesh se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe se presin që skuadra e tyre të demonstroj nivel të lartë ndërkohë që shpresojnë dhe besojnë që edhe në aspektin organizativ do të kalohet me sukses provimi.Xh.V.

22.4.14

Lajmi për suspendimin e trajnerit, David Moyes nga bankina e të parit të Manchester UTD ka bërë jehonë të paparë nëpër media botërore. Duket që një gjë e tillë është pritur prej kohësh nga tifozëria e skuadrës që supozohet të jetë pak më pak se 1 miliardë në mbarë botë e pak më shuëm se 700 milion.
Skuadra më e pasur e rruzullit tokësorë nuk ka kaluar pa u vënë në shënjestër edhe të agjencive prestigjioze botërore si “BBC”.

Kjo e përditshme vë në focus influencën e strategut Ferguson, i cili kur iku nëntë muaj më parë ua preferoi drejtuesve të skuadrës pikërisht Moyesin. Ndaj prestigjiozja BBC thekson se hierarkia e Manchestr-it ka bërë më të mirën e mundshme për të vlerësuar një propozim të tillë nga njeriu që e shkroi me shkronja të arta historinë e më shumë se një dekade e gjysmë, duke nënshkruar një kontratë gjashtvjeqare me Moyesin, sipas sygjerimeve të Fergusonit, I cili e kishte parë si pasardhës të denjë të tij. Por kjo doli të jetë një parashikim jo i qëlluar për c’gjë edhe vet Ferguson duhet të bartë pjesën e fajit të tij, thot Phil McNulty : “Sir Alex Ferguson  duhet të marrë pjesën e fajit " në Manchester United , " i cili vlerëson se miratimi i tij që Moyes të drejtoj timonin e skuadrës ka qenë një provë e dështuar dhe me plotë të meta.

Kulmi i marifeteve të Moyesit duket të ketë arritur ‘pikën kritike’ pas humjes së fundjavës nga ish skuadra e dikurshme e tij, Everton për c’gjë ka qenë shumë e kobshme për të gjithë drejtuesit e skuadrës dhe më gjërë duke mos pa dritë në fund të tunelit të itinerarit të skuadrës nën drejtimin e timonierit të quajtur David Moyes. Kjo duket të ketë shkaktuar pezmin e patolerueshëm të pronarëve të Manchester UTD, të cilët më në fund i dhanë fund duke ndërprerë aventuarat e tij.


Kësaj i ka kontribuar edhe vet deklrata e Moyes, i cili citohet të ketë folur për aspekte të një ‘performance të ndyrë’ në humbjen 2-0 nga Everton, duke konfirmuar dyshimin e mëparshëm se ai nuk mund të realizojë standardet e kërkuara të skuadrës dhe kërkesat e tifozëve qindramilionësh.Xh.V.
Rhonda Byrne 

Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionin e shkencës dhe të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje. Ajo që zbulova ishte absolutisht mahnitëse. Një prej gjërave më entuziazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e Fizikës së kuanteve dhe shkencës së re janë në harmoni të plotë me mësimet e sekretit dhe me ato që mësuesit e mëdhenjë kanë ditur gjatë gjithë rrjedhës së historisë.



Në shkollë nuk kam studiuar ansjëherë shkencë apo fizikë, por, prapseprapë, kur lexoja libra të ndërlikuar mbi fizikën e kuanteve, i kuptoja në mënyrë të përsosur, sepse doja t’i kuptoja. Studimi i fizikës së kuanteve më ka ndihmuar të kuptoj më në thellësi sekretin, në një këndvështrim energjik. Bindja e shumë njerëzve përforcohet kur ata shohin ndërsjellshmërinë perfekte mes njohjes së sekretit dhe teorive të shkencës së re.

Më lejo të shpjegoj se si ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në univers. Thënë me fjalë të thjeshta, gjithë energjia dridhet në një frekuencë. Duke qenë energji, edhe ti dridhesh në një frekuencë që përcaktohet  nga ajo cka ti mendon dhe ndien. Të gjitha gjërat që do, janë bërë nga energjia. Edhe ato dridhen. Gjithcka është energji.

*
Këtu hyn faktori “Surprizë”. Kur mendon për atë që do dhe e emeton këtë frekuencë, bën që energjia e asaj cfarë dëshiron të dridhet në atë frekuencë dhe të tërheq drejt teje! Kur përqëndrohesh në atë që dëshiron, ndryshon dridhjen e atomeve të asaj gjëje dhe bën të dridhet drejt teje. Ti je kulla më e fuqishme e transmetimit në univers, sepse të është dhënë fuqia  për ta përqëndruar energjinë tënde nëpërmjet mendimeve tua dhe të ndryshosh  dridhjet e gjërave në të cilat je përqëndruar, që më pas i tërheq magnetikisht drejt vetes.
Kur mendon dhe i ndien gjërat e mira që dëshiron, je futur menjëherë në atë frekuencë, e cila më pas bën të dridhet drjet teje energjia e tyre dhe ato shfaqen në jetën tënde.
Ligji i tërheqjes thotë se të ngjashmit tërheqin të ngjashmit. Ti je një magnet energjie, ndaj dhe energjetizon elektrikisht gjithcka drejt teje, energjetizon elektrikisht veten drejt gjërave që dëshiron. Qeniet njerëzore e administrojnë energjinë e tyre magnetizuese, sepse askush jashtë tyre nuk mund të mendojë ose të ndiejë për ta dhe të janë mendimet e ndjenjat ato që krijojnë frekuencat tona.

Nga cdo këndvështrim që ta shohësh, rezultati është gjithmon i njëjtë. Ne jemi NJË. Jemi të gjithë të lidhur dhe jemi pjesë e Fushës energjike unike, e Mendjes supreme unike, e Vetëdijes unike ose e Burimit krijues unik. Quaje si të duash, por jemi të gjithë Një.
Universi është rezerva universale dhe furnizuesi i gjithckaje. Cdo gjë që vjen nga universi transportohet tek ti nga një ligj i tërheqjes nëpërmjet njerëzve, rrethanave dhe ngjarjeve. Është ligji që të lejon të tërheqësh nga rezervat e pafundme. Kur emeton frekuencën e përkryer të asaj që dëshiron, do të tërheqësh njerëzit, rrethanat dhe ngjarjet e përkryera!

*
Nuk janë njerëzit ata që japin gjërat që dëshiron. Nëse i përmbahesh kësaj bindje të rreme, do të përjetosh mungesa sepse e sheh botën e jashtme dhe njerëzit si rezervë. Rezervat e vërteta janë fusha e padukshme, nëse ti e quan atë univers, Mendje supreme, Zot, Inteligjencë infinite apo cfarëdo tjetër. Sa herë që merr dicka, kujto që e ke tërhequr nëpërmjet ligjit të tërheqjes, duke qenë në frekuencë dhe në harmoni me rezervën.
Inteligjenca universale, që përhap gjithcka, ka vënë në lëvizje njerëz, rrethana dhe ngjarje, me qëllim që të ta jap ty atë gjë, sepse kështu funksionon ligji.

*
Nëse kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta nxjerrë atë nga e padukshmja në të dukshme, provo këtë mënyrë të shkurtër: Shikoje atë që dëshiron si të ishte fakt absolut. Kjo do të bëjë që ajo që ti dëshiron të realizohet me shpjetësi të dritës. Në castin që kërkon, objekti i dëshirave tuaja është fakt në fushën shpirtërore universale dhe ajo fushë është gjithcka që ekziston. Kur përcepton dicka në mendjen tënde, dije që bëhet fjalë për një fakt dhe që do të realizohet pa dyshim.

Sekreti është brenda teje. Sa më shumë që ta përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do të tërheqësh. Do të arrish në një pikë ku nuk do të kesh më nevojë ta praktikosh, sepse ti vet do të jesh fuqia, perfeksioni, mencuria, inteligjenca, dashuria dhe gëzimi.

* Toka rrotullohet rreth orbitës së saj për ty. Oqeanet ngriten dhe ulen për ty. zogjtë këndojnë për ty, Dielli lind dhe perëndon për ty. Yjet dalin për ty. Gjithcka është për ty, cdo gjë e bukur që sheh, cdo përvojë e mrekullueshme që përjeton. Hidh një sy përreth. Asgjë nga ato që të rrethojnë, nuk mund të ekzistojnë pa ty. Pavarsisht se cfarë ke menduar se ke qenë, tani e di të vërtetën se kush je realisht. Je padroni i universit. Je trashëgimtari i mbretërisë. Je perfeksioni i jetës. Dhe tani e di sekretin.
Gëzimi qoftë mbi ty!

*Sa më shumë të përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do të tërheqësh atë.

* Të mendosh se nuk ka gjëra të mjaftueshme është sikur të shohësh imazhet e jashtme dhe të mendosh se gjithcka vjen nga jashtë. Kur bën këtë, me shumë siguri do të shohësh vetëm munges dhe kufizim. Tani e di që asgjë nuk e ka origjinën nga jashtë dhe që gjithcka lind nëse e mendon dhe ndien nga brenda. Mendja jote është forcë krijuese e të gjitha gjërave. Atëherë si mund të ketë mungesa? Është e pamundur. Aftësia jote për të menduar është e pafundme, poashtu edhe gjërat që mund t’i materializosh me mendimet tuaja janë të pafundme. Kjo vlenë për të gjithë. Kur e di me të vërtetë këtë, mendon me një mendje që është e vetëdishme për natyrën e saj të pafundme.
 Asgjë nuk është e fundme – as burimet dhe asgjë tjetër. Gjërat janë të fundme vetëm në mendjen njerezore. Kur i hapim mendjen fuqisë krijuese të pafundme, ndjellim bollëkun dhe shohim e përjetojmë një botë krejtësisht të re.
* Kur zbulova sekretin, vendosa të mos shihja më lajme apo të lexoja gazeta, sepse nuk më bënin të ndihesha mirë. Shërbimet informative dhe gazetat nuk duhet fajësuar aspak se transmetojnë lajme të këqija. Duke qenë bashkësi globale, përgjegjësia është jona. Ne blejmë më shumë gazeta kur në faqen e parë ka një tragjedi të madhe. Shikueshmëria në kanalet informative rritet në maksimum sa herë ka një katastrofë kombëtare ose ndërkombëtare. Prandaj gazetat dhe shërbimet informative na japin më shumë lajme të këqija, sepse ne këtë kërkojmë si shoqëri. Mjetet e informacionit janë efekti, kurse ne jemi shkaku. Është thjesht ligji i tërheqjes në veprim!
Shërbimet informative dhe gazetat do ta ndryshojnë llojin e lajmeve që na transmetojnë kur ne të transmetojmë një sinjal të ri e të përqëndrohemi në atë që dëshirojmë.


Luaj shah, argëtohu, lexo vazhdimisht (ama korrekt, jo me lajka), kurdo e kudo që ke mundësi, sepse në fund të jetës, mbase do të kesh më të lehtë derisa kujton castet e bukura nëpër të cilat ke kaluar me mrekullitë e pafundme që sjellë loja e shahut, sesa të kujtosh sa kokrra gruri ke numruar… .

Shahu është njëra nga lojrat më të vjetra të njerëzimit. Luhet shekuj me radhë. Për këtë lojë ekzistojnë legjenda të ndryshme.
Një nga legjendat është edhe kjo:
Për ta kuptuar nuk është e domosdoshme të dini të luani shah. Mjafton të dini se loja e shahut luhet në një pllakë katrore, e cila ka 64 fusha – katrorë të vegjël.
Kur Mbreti Sheram u njoh me lojën dhe mësoi të luaj, mbeti i mahnitur dhe ngazëllyer me bukurinë e lojës. Duke e ditur se këtë lojë e ‘zbuloi’ njëri nga njerëzit e tij, urdhëroi që ta gjejnë dhe ta sjellin para tij që personalisht ta shpërblente.
Zbuluesi i cili quhej Seta, i veshur modest, shumë shpejt u gjend përballë tij.
Qysh në dukje të parë bënte përshtypjen se mezi ia dilte të mbijetonte nga të ardhurat që merrte nga nxënësit që mësonte. 
“Dua të të shpërblej denjësisht Seta, për lojën e përkryer që ke gjetur (zbuluar)”, i tha mbreti.
Njeriu i urtë u përul në shenjë respekti e falënderimi.
“Jam mjaft i pasur dhe mund të plotësoj cdo dhëshirë tuaj”, vazhdoi mbreti. Trego, cilin shpërblim dëshiron më së shumti dhe do ta fitosh”.
Seta heshti…
 “Mos ngurro”, e inkurajoi mbreti, thuaj dëshirën tënde! Asgjë nuk do të më dhimbset të ta plotësoj”.

 Është e madhe zemërgjersia juaj, por më jepni kohë të mendoj e pastaj do t’u përgjigjem. Nesër, pasi të mendoj mirë do t’u them dëshirën që kam”.
Ditën tjetër Seta erdhi para mbretit dhe e befasoi me një kërkesën shumë të cuditshme:
“Mbreti ynë fisik”, tha Seta: “Urdhëroni që për katrorin e parë të tabelës së shahut të më japin një kokërr gruri…”
“Një kokërr të thjeshtë gruri?!, pyeti i befasuar mbreti.
“Po mbreti ynë fisnik. Për fushën e dytë urdhëroni që të më japin plus dy kokrra gruri, për fushën e tretë plus 4 kokrra, për të katërtën plus 8 kokrra gruri, për të pestën plus 16 kokrra gruri, për të gjashtën plus 32 kokrra gruri…”
“Mjaft”, e ndërpreu i hidhëruar mbreti. “Do të marrësh kokrra për të gjithë 64 fushat e tabelës së shahut sipas dëshirës: Për cdo fushë dy herë më shumë se fushën paraprake. Mirëpo të dish se dëshira yte nuk është e denjë për bujarinë time. Si mësues që je ke mundur të tregosh më shumë respekt dhe mirëkuptim për zemërgjersinë që kam dhe të mos fyesh kësisoj mëshirën time, e njëherit të tregosh kujdes e respect për mirësinë e mbretit tuaj. Dil jashtë! Shërbëtorët e mi do të të sjellin thesin me grurë.”
Seta me një buzëqeshje të kehtë në vete doli jashtë dhe në kopshtin e pallatit priste shpërblimin e premtuar…!


Gjatë kohës së drekës mbreti u interesua nëse Seta kishte marrë shpërblimin që dëshironte.
“Mbreti ynë fisnik” iu përgjigjën, “Urdhërat tuaja janë duke u zbatuar. Matematikanët logaritës janë duke punuar për të nxjerrë numrin përfundimtar të kokrrave të grurit që i takojnë Setës”.
Mbreti në fillim u frikësua nga të paprituart eventuale, më pas u fytyra e tij shfaqte një lloj habie e befasie sepse nuk ishte mësuar që urdhërat e tij të zbatoheshin aq ngadal. Në mbrëmje, pak para fjetjes mbreti edhe një herë u interesua nëse e kishte dalë nga kopshti i pallatit Seta me thesin e tij të grurit.
“Kujdestari ynë i madhërishëm”, iu përgjigjën ndihmësit: “Matematikanët tuaj janë duke punuar vazhdimisht, pa pushim, dhe besojnë që deri në mëngjes do të përfundojnë me logaritjen.”
 “Pse po zvarriteni me atë dorëzim të shpërblimit?!” u bërtiti me zemrim mbreti.
“Nesër para agimit, të gjitha, deri në kokrrën e fundit duhet t’i jepen Setës! Unë dy herë nuk urdhëroj, kuptuat?!”
Të nesërmen, herët në mëngjes, para agimit, e lajmruan mbretin se njëri nga matematikanët e tij, kërkonte që mbreti t’i mundësonte të dëgjonte një lajm të rëndësishëm. Mbreti urdhëroi ta sillnin para tij.
“Para se të më thuash se përse bëhet fjalë”, tha mbreti: “Dua të dëgjoj së pari a i është dorëzuar përfundimisht Setës shpërblimi modest që ia ka caktuar vetes.“
 “Kjo është arsyeja që unë kam marrë guximin të paraqitem para jush në këtë orë të hershme”, përgjigjet matematikani veteran. “Me kujdesin dhe saktësinë maksimale kemi logaritur numrin e kokrrave të grurit që dëshiron të marrë Seta. Ai numër është aq i madh sa…”
 “Sa të dojë le të jetë i madh”, bërtiti mbreti duke e ndërprerë. “Hambaret janë të miat dhe ju s’ka pse të brengoseni për atë sasi gruri. Shpërblimi i është premtuar dhe duhet t’i dorëzohet Setës.” 
Nuk është në mundësitë tuaja, mbreti ynë i madhërishëm, të plotësoni shpërblimin e premtuar. Në të gjitha hambaret tuaja nuk ka aq kokrra gruri sa do të duhej t’i jepeshin Setës. Nuk ka mjaftueshëm madje as në hambaret e tërë mbretësrisë.  Nuk mund të gjenden mjaftueshëm kokrra gruri madje as edhe në krejt mbretëritë e vendeve tjera!
Nëse dëshironi që të përmbushni betimin e dhënë e t’i ofroni Setës shpërblimin që ka kërkuar, atëherë jepni urdhër që të gjitha tokat pjellore të mbretërisë të mbillen me grurë; urdhëroni që të thahen të gjitha detërat dhe oqeanet; urdhëroni poashtu që të ngrohen tërë akullnajat që mbulojnë pjesët e largëta veriore e jugore të tokës. Pastaj e tërë ajo hapësirë urdhëroni që të mbillet plotësisht me grurë, pa mbjellë kultura tjera bujqësore. Dhe më pas, krejt ai grurë që do të kultivohej në ato toka pjellore, urdhëroni që t’i jepet Setës, vetëm atëherë ai do të merrte shpërblimin e kërkuar.
Mbreti me vëmendje dëgjoi fjalimin e matematikanit të tij më të shquar brenda pallatit.
“Më thuaj atë numër të quditshëm”, tha mbreti pasi kishte pushuar një kohë i zhytur në mendime.



“Tetëmbëdhjetë kuadrilion, katërqindë e dyzetegjashtë trillion, shtatëqind e dyzetekatër bilion shtatëdhjetëetre miliardë shtatëqind e nëntë milionë  pesëqindë e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë”, ishte përgjigja e matematikanit veteran.
Ashtu thot legjenda. Se a ka ndodhur vërtetë kjo, ka mbetur e panjohur, mirëpo që shpërblimi për të cilin është folur nuk është dhënë ngase ka qenë e pamundur, për një gjë të tillë mund të vërtetoni edhe vet nëse keni durim të mjaftueshëm për të logaritur.
Duke filluar nga numri 1, duhet të mblidhen numrat 1+2+4+8+16 etj. Rezultai i katrorit 63-të të tabelës së shahut i dyfishuar apo shumëzuar për 2 tregon se sa kokrra gruri është shifra përundimtare e katrorit 64-të të tabelës shahut.
Numri i kërkuar, i shkruar me numra duket kështu:
 18 446 744 073 709 551 615
 Nëse do të dëshironit që vetes t’ia plotësonit kërshërinë për të mësuar madhështinë e atij numri, duhet të paramendoni se sa i madh do të duhej të ishte hambari që do të pranonte tërë atë sasi kokrrash gruri.  
Është e ditur që përafërsisht në 1 meter kub mund të vendosen afërsisht 15 milionë kokrra gruri. Kjo do të thotë se ajo sasi astronomike e kokrrave të grurit që duhej t’i jepej Setës si shpërblim sipas marrëveshjes, do të mbushte përplotë hapësirën prej 12 000 000 000 metra kub, ose 12 000 km. kub.
Por ku do të vendoseshin tërë ato kokrra gruri?
Nëse lartësia e hambarit ku do të vendoseshin tërë ato kokrra gruri do të ishte kushtimisht 4 m, atëherë gjerësia do të duhej të ishte 10 m, kurse gjatësia aspak më pak se 300 000 000 km, ose dy herë më e gjatë se distanca nga toka në diell kur kjo distancë do të shënonte mesataren e zakonshme gjatë ekuinocit pranveror apo atij vjeshtor!
Mbreti i Indisë nuk mundi të përmbueshte premtimin, por lehtë mund të ishte liruar nga ai (borxh) premtim i paimagjinueshëm sikur të ishte mbret edhe në matematikë.
Ai do të duhej vetëm t’i propozonte Setës që vet të numronte kokërr për kokërr, tërë sasinë e grurit që i takonte. Sikur Seta të pranonte të numronte vet, kokërr për kokërr, tërë atë sasi gruri, madje pandërpre ditë e natë, duke numruar nga një kokërr mesatarisht për sekondë, ai gjatë ditës së parë do të numronte gjithsejt 86400 kokrra grurë. Po t’i jepte vetes obligim të domosdoshëm që të numronte 1 milionë kokrra, Setës do t’i duheshin dhjetë ditë të plota numrimi, kuptohet, duke mos pas kohë madje as për një cigare! Një metër kub ai do të numronte përafërsisht brenda gjashtë muajve. Pas dhjetë vitesh numrimi të pandërprerë, Seta do të numronte plotë 20 metra kub. Po të ishte këmbëngulës dhe i vendosur Seta dhe të mos ndërpriste aktivitetin, brenda dhjetë vitesh numrimi pandërpre ai do të përfundonte punën me 20 metra kub grurë.  Sikur me fanatizëm të vazhdonte numrin Seta edhe më tej, gjatë kohës së jetës tij ai do të numronte madje një numër aq të vogël kokrrash gruri nga sasia e pasurisë që do t’i takonte, sa në fund, i zhgënjyer, pak para vdekjes do të mund të ulej, të dhezte një cigare rehat dhe t’i pëshpëriste vetes në vësh, për t’i thënë: “Jetë he jetë, po kurgjo s’te koke kon”.

Përgatiti për botim: Xhemail Veseli

21.4.14





Më 23 prill shënohet përvjetori i 450-të i lindjes së dramaturgut të famshëm. Një kompani teatrale e zonës së Uashingtonit kohët e fundit shënoi ditëlindjen e Shekspirit me një ri-interpretim të versionit origjinal pa fjalë të Hamletit nga seritë e tyre “Shekspiri i Heshtur.”

Çifti Paata dhe Irina Tsikurishvili nisën karrierën e tyre si kompani e pavarur me versionin e pafjalë të Hamletit, për të cilin fituan disa çmime lokale. Versioni i pafjalë i dramës klasike është e para shfaqje e tyre që kur themeluan kompaninë, rreth 12 vjet më parë. Çifti interpreton si Hamleti dhe Ofelia në dramatizimin e parë. Zoti Paata Tsikurishvili thotë se ashtu filluan seritë e vlerësuara nga kritikët “Shekspiri i Heshtur.”

“Hamleti hapi dyert për ne në një komunitet teatri dhe na solli shumë çmime e vlerësime. Ai ishte fillimi i Teatrit ‘Synetic’ që përhapi fjalën rreth një kompanie teatrore e cila interpretonte Shekspirin pa fjalë – një gjë e pazakontë dhe në të njëjtën kohë e kuptueshme.”

                                         


Kompania përdor muzikë, kërcim dhe gjeste për të treguar historinë.
Kësaj radhe, Irina doli në skenë si Gertruda, mamaja e Hamletit. Ajo thotë se gjuha shekspiriane është universale – dhe lë hapësirë për shumë krijimtari.

“E kemi interpretuar Shekspirin në mënyra të ndryshme, si Shekspiri i viteve 1920 në Natën e Dymbëdhjetë; Shekspirin në rërë me Mbretin Lir, dhe Furtunën në ujë.”

Për aktorin veteran të teatrit
 ‘Synetic’, portretizimi i Hamletit ishte një eksperiencë sfiduese – dhe një përgjegjësi e madhe.
“Fakti që Paata më besoi mua rolin, një rol që e ka pasur vetë, është sikur po më pason stafetënnë një garë vrapimi  dhe më ka besuar mua për të.”

Roli i Ofelisë ishte një ëndërr e fëmijërisë për 20 vjeçaren Irina Kavsadze, e cila vjen nga një dinasti aktorësh të famshëm.

“Për herë të parë unë e kam interpretuar Shekspirin në variantin pa fjalë. Para se të filloja ta lexoja vetë ose në shkollë, pashë Hamletin herën e parë kur isha nëntë vjeç, kur nuk kisha lexuar më parë ndonjë vepër të tij.”

Deri tani, kompania teatrale
 ‘Synetic’ ka fituar 24 çmime Helen Hayes – çmime prestigjoze të zonës së Uashingtonit – dhe 92 kandidime për to. Zoti Victor Shargai, i cili kryeson dhënien e çmimeve, ka qenë dëshmitar i suksesit të grupit që nga fillimi.

“Ajo që ata kanë bërë për teatrin në Uashington është me të vërtetë shumë, shumë e rëndësishme. Për teatrin kombëtar, për të gjithë vendin.”

Dhe në janar të këtij viti, Paata dhe Irina Tsikurishvili u nderuan si “Uashingtonasit e Vitit” nga revista Ëashingtonian për kontributin e tyre në komunitetin lokal të teatrit.




Që jemi popull i cuditshëm, kjo s’ka dilemë… . Krejt puntë i bën dikush kurse meritokracinë ia atribuojmë tjetër kuj, dhe jo  vetëm njër është i tillëi, por pothuajse të gjithë masovisht. Një gjë e tillë nuk ka të bëj vetëm me futbollin, por pothuajse në cdo sferë apo segment, apo fushë, apo verpimtari, apo si të duash quaje, të jetë.


Rasti më i freskët është lajmi që ditëve të fundit ka bërë bujë te futbolldashëëist kosovarë. Në fakt djaloshi 15 vjeqar nga skuadra e kryeqytetit, Edon Zhegroa, u fol e përfol se ka impresionuar të gjithë ata që kanë pas fatin me pa performancën e tij, përfshi këtu edhe drejtuesit e skuadrave më të mëdha botërore si Barcelona, Arsenal etj, të cilat, sic u tha, e kanë krahasuar me vet numrin “Uno” të futbollit botërorë, Lionel Messi.
Merret vesh se nuk është “KF Prishtina” e as Remzi Ejupi ai që i dërgoi në Belgjikë futbollistët  Emir Sahiti e Edon Zhegroa të klubit kryeqytetas. Fjalën kryesore e kishte dikush tjetër. Ai ishte humoristi i njohur, Vedat Bajrami, i cili ka kryer të gjitha punët që pos Emirit (15-vjeç) dhe Edonit (15-vjeç), në prova te Standardi të zbarkonte edhe Suad Sahiti (19-vjeç).
Lajmin kanë bërë të ditur burime të sigurta, por të njëjtën gjë e ka vërtetuar edhe e ëma e futbollistëve Sahiti.
“Vedat Bajrami qëndron prapa provimit të këtyre futbollistëve në Belgjikë. Ai i ka kryer të gjitha shpenzimet e tyre. Vedati nuk ka dashur që kjo të bëhet e madhe dhe t’i dalë emri nëpër media”, thuhet në një burim të gazetës sportive ‘Sportplus’.
Të dy vëllezërit Sahiti kanë kaluar provat dhe iu kanë pëlqyer shumë ekspertëve të futbollit belg dhe me këtë i bie që Vedat Bajrami e ka filluar mirë punën e menaxherit. Këtë e konfirmon edhe nëna e vëllezërve Sahiti, Zarifja.
“Djemtë kanë shkëlqyer në Belgjikë. Kanë treguar formë të lartë dhe ekspertëve belgë u kanë pëlqyer. Djemtë e mi i kanë kaluar provat edhe në Itali dhe deri ditën e mërkurë nuk do të vendosim asgjë. Besoj që pas të mërkurës do të vendosim se ku do të vazhdojnë karrierën; në Itali apo Belgjikë”, ka thënë nëna e vëllezërve Sahiti, e cila është duke i pritur lejet e punës nga Italia. Ndërkohë artisti, Vedat Bajrami, I njohur më shumë si humorist, madje nuk kqa dashur të flaës as për karrierën e tij si portier në të kaluarën, por nuk ka pohuar e as mohuar ‘infiltrimin’ e tij në këtë ngjarje.Xh.V.
Nuk është thënë më kot se problem permanent i ekzistencës në tokë do të jetë pikërisht lufta në hapësirë! Lufta nuk bëhet më me pushkë apo shpata. Lufta ka marrë një dimension krejtësisht tjetër në kohët moderne. Synimet  grabitqare te ditëve tona janë aq të theksuara sa që tanimë janë harruar zaptimet e tokave, apo ato që në terminologjinë politike njiheshin si pretendime territoriale e që kanë qenë gjithmonë në traditën e luftës. Tani synimet janë të ‘zaptohet’ hapësira ajrore. Shih për këtë dy kompanitë ndër më të fuqishme teknnolgjike të ditëve tona, facebook dhe google kanë hy në një garë (luftë) me njëri-tjetrin, për shkak të qiellit.



Kështu kompania “Google” kërkon që të dominojë hapësirën ajrore, hapësirë të cilën Facebook e shfrytëzon prej shumë kohësh.

Mësohet se Google kërkon të negociojë me skuadrën e Mark Zuckeberg-ut, madje duke i ofruar edhe shuma të mëdha kësaj të fundit me qëllim të gjëtjes së një zgjidhjeje për t’I ikur acarimit të mëtejmë të situatës, por Facebook-u duket se nuk dëshiron këto negociata lidhur me këto cështje.  
Në fakt bëhet fjalë për zaptimin e hapësirës ajrore të kontrolluar nga kompania “Titan Aerospace”, e cila bën që shtrirja e përdorimit të valëve të këtyre kompanive të zgjerohet dhe të marrë përmasa gjigante, por deri më tani asnjë marrëveshje nuk është arritur. 

Facebook-u deklaroi muajin e kaluar se kishte blerë të drejtën e përdorimit të një pjese të hapësirës nga NASA dhe nga firma e njohur si “Ascenta”, duke u fuqizuar kështu akoma më shumë. Vetëm pas rreth një muaji, Goggle kërkon që të negociojë me Facebook-un që të përdorë edhe ajo hapësirën që përdor skuadra e Zuckeberg-ut, por kjo e fundit duket e pamundur aktualisht.  

“Titan Aerospace” edhe “Ascenta”, janë kompani të specializuara në dërgimin dhe përhapjen e valëve në hapësirë, shërbim i cili zgjat për shumë vjet. Facebook dhe Google kanë shprehur interesin për të nënshkruar një marrëveshje me këto dy kompani, pasi duan që ta zgjerojnë fuqinë e tyre.

Sa më shumë shtrirje të valëve të internetit, aq më shumë klientë ka, dhe aq më shumë të ardhura fitohen. Pra çdo gjë bëhet për qëllime fitimi, sic është bërë gjthmon, madje në cdo luftë, ndaj edhe dy kompanitë tashmë janë me njëra-tjetrën në “luftë”.Xh.V.
Të rrethuar nga mrekulli teknologjike, që nga bankomatet që flasin te satelitët e telekomunikacionit, njerëzit janë shumë të etur për t’u përditësuar me mjetet shkencore, por jo dhe aq me shkencën
 Në një studim të vitit 2009 në SHBA, u zbulua se vetëm 53 për qind e të rriturve të anketuar e dinin se planetit Tokë i duhej një vit për t’u rrotulluar rreth Diellit dhe vetëm 59 për qind e tyre ishin të qartë se njerëzit e hershëm dhe dinozaurët nuk kanë ekzistuar në të njëjtën kohë. Një nga pesë njerëz ishin në gjendje t’u përgjigjeshin saktë tri pyetjeve elementare për shkencën. Ja se cilat janë përgjigjet e pyetjeve më të thjeshta shkencore.



Përse qielli është i kaltër?
 Kërkuesit europianë kanë zbuluar se drita nga pjesa blu e spektrit ndikonte pozitivisht tek emocionet e njeriut. Qielli është i kaltër falë një efekti të quajtur shpërhapje. Drita e Diellit duhet të kalojë përmes atmosferës së Tokës, që është e mbushur me gaze dhe grimca, të cilat e shpërndajnë atë kudo. Drita është e përbërë nga ngjyra të ndryshme, që kanë gjatësi vale të variueshme. Drita blu ka relativisht gjatësi vale të shkurtër dhe për këtë shkak shpërhapet më shumë teksa kalon në atmosferë. Kjo është arsyeja përse qielli është blu, kur Dielli është i ngritur në pikë kulmore. Në lindjen dhe perëndimin e Diellit, rrezeve të tij u duhet të udhëtojnë në distanca më të largëta për të arritur pozicionin tuaj. Kjo është edhe arsyeja përse perëndimet dhe lindjet e Diellit kanë ngjyra të kuqe, të verdhë ose portokalli.

Sa e vjetër është Toka?
 Mosha e Tokës është një debat i hapur për shkencëtarët që prej një kohe shumë të gjatë. Në vitin 1654, një studiues i quajtur John Lightfoot, llogariti që sipas Biblës, Toka ishte krijuar në orën nëntë të mëngjesit sipas orës së Mesopotamisë, në datën 26 tetor të vitit 4004 përpara erës sonë. Megjithatë, zbulimi i radioaktivitetit bëri që shkencëtarët ta kenë më të lehtë të matin moshën e gurëve apo meteorëve. Prej kësaj u përcaktua se Toka është afërsisht 4.54 miliardë vjeçe.



Do të ndalojë ndonjëherë ndriçimi i Diellit?
 Dielli do të ndalojë ndriçimin kur hidrogjeni që ka në sipërfaqen e tij, që digjet si karburant për të krijuar dritën e Diellit, do të mbarojë. Ky do të jetë fillimi i ‘vdekjes’ së Diellit, në të cilën korja e tij do të tkurret dhe shtresat e tij të jashtme do të fillojnë të shpërthejnë, duke e kthyer Diellin në një gjigant të kuq. Në një shpërthim final, Dielli do të ngrohë tej mase sistemin diellor me një valë ngrohtësie që do të shkrijë përkohësisht gjithçka. Me shumë gjasa planetët që ka afër, përfshirë edhe Tokën, do të thithen prej gjigantit duke u kthyer në hi. Dielli mendohet se është në gjysmën e jetëgjatësisë së tij dhe se pas një miliard vitesh nga tani, do të jetë 10 për qind më i ndritshëm.

Nga shkaktohet një ylber?
 Te Zanafilla, Zoti vuri në qiell një ylber pas Përmbysjes së Madhe dhe i tha Noas se ishte shenjë e një marrëveshjeje mes tij dhe Tokës. Grekët shkuan më larg, duke e perceptuar ylberin si një Zot të quajtur Iris. Ylberi shkaktohet prej bulëzave të ujit që mbeten pezull në atmosferë pas një stuhie shiu. Bulëzat janë të një dendësie tjetër nga ajri rrethues, ndaj kur drita e Diellit i prek, ato sillen si një prizëm i vogël dhe reflektojnë valët e dritës te ne. Që të jemi në gjendje të shohim ylberin, duhet t’i kemi kthyer shpinën Diellit.




Çfarë thotë teoria e relativitetit?
 Kur dikush i referohet teorisë së relativitetit, në fakt ai po flet për dy teori, relativitetin special dhe atë të përgjithshëm, që u hartuan nga fizikani Albert Ajnshtajn në fillim të viteve 1900. Për shkak se jo të gjithë ishin në gjendje ta kuptonin këtë teori, Ainshtajni mendoi një mënyrë të zgjuar për ta shpjeguar. Ai tha: “Kur një burrë qëndron pranë një vajze të bukur për një orë, i duket si një minutë. Por kur ai ulet mbi një sobë të ngrohtë për një minutë, i duket si një orë. Ky është relativiteti.” Përpara Ainshtajnit, njerëzit mendonin se koha dhe hapësira ishin të pandryshueshme. Por fizikani përdori llogaritjet matematikore për të shpjeguar se hapësira dhe koha mund të pësojnë ndryshime. Ai provoi se koha kalon ndryshe në varësi të fushës gravitacionale apo nëse lëviz shumë shpejt. Koha lëviz më ngadalë, për shkak të një fenomeni të quajtur “zgjerimi i kohës”. Pra, koha varet nga forca të fuqishme si graviteti apo nxitimi. Kështu, nëse një objekt lëviz shpejt apo nëse mbi të veprojnë forca graviteti të fuqishme, koha për atë objekt do të kalojë më ngadalë, krahasuar me një objekt tjetër që nuk është në të njëjtën situatë.