11.3.14


Eshte dashuria. Duhet te fshihem ose t’ia mbath diku.
Lartohen muret e burgut te saj, si ne nje enderr te lige. 
Maska e bukur ka ndryshuar,edhe pse gjithmone e njejta mbetet. 
E per cfare me duhen hajmalite, ushtrimet letrare, dija e mjegullt, 
fjalet qe tha Veriu i rrepte kur u kendoi detrave dhe armeve te tij, 
miqesia e embel, galerite e bibliotekave, gjerat e perbashketa, zakonet, 
dashuria e hareshme e sime mëje, hija ushtarake
e te vdekurve te mi, nata e pakohe, shija 
e endrres?

Te jesh a te mos jesh me ty eshte masa e kohes time. 
Tashme shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet ne kembe nga kenga
e zogjve,
tashme u mjegulluan ata qe veshtrojne nga dritaret, 
por muzgu nuk e solli paqen.

Dhe, e di, eshte dashuria:
ankthi dhe clirimi kur degjoj zerin tend,
pritja dhe kujtimi, tmerri i te jetuarit per cdo cast
Eshte dashuria me mitin e saj, me magjite e saj te vogla 
te padobishme.

Eshte nje qoshe rruge ku nuk guxoj te shkel. 
Tashme po me rrethojne ushtrite, hordhite.
(Kjo dhome eshte e trilluar, ajo nuk e ka pare)
Emri i nje gruaje me tradheton.
Ne te gjithe trupin nje grua me dhemb



Me 11 mars 1986 -  Janë mbushur plotë 1 milionë ditë nga koha kur sipas legjendës, Romuli themeloi Romën (21 mars 753 p.e.s.)
Kjo thirrje për të pranuar Kosovën me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA është bërë sot në ndeshjen e së tetës finales mes Bayern Munich dhe Arsenal. 
Mbase edhe mund të kenë qenë simpatizues me origjinë shqiptare, por jehona e thirrjeve që të pranohet Kosova në familjen e madhe botërore të futbollit, padyshim se po jep rezultatet e saj.  
Një mesazh me këtë moto u është dërguar edhe sot faktorëve relevant, madje në ndeshjen më të rëndësishme të ditës, në njërin nga stadiumet më spektakulare të kohës moderne, në ndeshjen e dy gjigantëve të kontinentit të vjetër, atë mes Bayern Munich dhe Arsenal, në kuadër të së tetës finales, nën përcjelljen e qindra miliona shikuesëve përmes kanaleve në të gjitha kontinentet.
Ky mesazh ka kohë që u dërgohet FIFA-s dhe UEFA-s dhe ka pasur efektet e saj, por neglizhenca dhe hezitimi i drejtuesëve të këtyre asociacioneve respektabile të futbollit botërorë, ka nxitë aderuesit e sportit më të popullarizuar, futbollit, që këtë herë të apelojnë dhe proklamojnë me thirrje më ndryshe: “Thuaj JO racizmit, thuaj PO Kosovës”.
Ky ishte mesazhi në pankarten e shpalosur në “Alianz Arena” nga tifizëria e Bayern Munich, me të cilin edhe një herë është bërë thirrje te instancat vendimmarrëse që Kosova të pranohet me të drjeta të plota në FIFA dhe UEFA. 
Padyshim se një merita të vecanta për sensibilizimin e futbollit Kosovës kanë yjet e shumta nga Kosova që janë pjesë e skuadrave të mëdha nëpër europë, e në këtë rast, padyshim se më i merituari është lojtari gjilanas, Xherdan Shaqiri, anëtar i skuadrës më të mirë të planetit, tonë, Bayern Munich.
Pjesa qëndrore e objektit përfshin kopshte dhe është unike për një ndërtesë të kësaj madhësie.

Kompania projetuese ka thënë se "vrimë e brendshme është një hapësirë ​​unike dhe s'ka asnjë tjetër të ngashme në botë, diametri i së cilës është 50 metra". Kostoja e përgjiythshme e ndërtesës është 50 milion Euro.
“Guangzhou Rrethi” nuk ka për qëllim të ngjaj në një mbështjellës kabllor, një rrotë apo një fije të një rrote.  

Sipas kompanisë projektuese italiane, kjo simbolizon arkitekturën e lashtë kineze që përfshin një vrimë në mes të saj.


Të punësuarit brenda ndërtesës bëjnë të ditur se karakteristikat spektakulare të këtij objekti karakteristik spektakular, kanë disa vecori tjera spektakulare: Kur objekti reflektohet në ujtë e lumit pranë, formon numrin 8, simbolikë kjo që që lidhet me fatin sipas bestytnive kineze.


Cristiano Ronaldo po i prinë listës së futbollistëve më të pasur në botë, i ndjekur nga Lionel Messi.

Këtë listë e ka publikuar e përditshmja angleze, Goal.com.








Më poshtë 10 futbollistët më të pasur në botë:

1 – Cristiano Ronaldo, Real Madrid     148 milion euro 
2 – Lionel Messi, Barcelona                €146 m
3 – Samuel Eto’o, Chelsea                 €85m
4 – Wayne Rooney, Manchester UTD €84m
5 – Kaka, AC Milan                           €82m
6 – Neymar, Barcelona                      €80m
7 – Ronaldinho, Atletico Mineiro         €78m
8 – Zlatan Ibrahimovic, PSG              €69m
9 – Gianluigi Buffon, Juventus            €63m 
10 – Thierry Henry, NY Red Bulls      €57m.
Është e vështirë për të besuar, por një numër i telefonit VIP së bashku me pakon përcjellëse të kompanisë së telefonisë mobile Etisalat në Emiratet e Bashkuara të Arabisë, është shitur për hiç më pak se dy milionë dollarë. 

Numri i telefonit 7777-7777 i kushtoi blerësit i cili nuk u identifikua me 2.1 milionë dollarë. Çmimin e ka ngritur si duket e ka ngritur bestytnija se numri 7 sjell fat por edhe pakoja joshëse që erdhi me këtë numër e që i mundëson pronarit të tij biseda telefonike pa pagesë në kohëzgjatje prej 22.500 minutash dhe mundësine për po aq mesazhe. Me fjalë të tjera një pako telefonike VIP e cila rëndom blehet me 230 dollarë, kësaj radhe u ble në ankand për çmimin 100 herë më të madh se ai i rëndomti./infoglobi/
Foto nga: "The Albanian"

"Bukuria e jë gruaje nuk fshihet te rrobat që vesh,
Ose tek mënyra sesi i kreh flokët,
Bukuria e një gruaje duhet te shihet te sytë,
Sepse aty është porta për te zemra e saj,
vendi ku banon dashuria"

"The Albanian"
Gerardo Martino spekulohet se i ka ditët e numëruara në postin e trajnerit të Barcelonës. Ai pritet të largohet nga detyra në fund të sezonit. Kush janë kandidatët për pasardhës të tij?
Barcelona gjatë këtij sezoni nuk ka shfaqur vazhdimësi të mirë dhe lojën e saj me të cilën në të kaluarën ka dominuar ndaj kundërshtarëve.
Shih për këtë, kohëve të fundit qarkullojnë spekulime se Gerardo Martino do të largohet nga posti i trajnerit në fund të këtij sezoni.
Po ashtu, tani kanë filluar të qarkullojnë emra të atyre që të mund të ishin pasardhës të strategut argjentinas në bankinën e gjigantit nga “Camp Nou”.
Sipas medieve katalane, cak i drejtuesit të Barcelonës është trajneri i tanishëm i Ajaxit, Frank de Boer, por përmenden edhe emrat tjerë, si ai i menaxherit të Arsenalit, Arsener Ëenger, por edhe selektorit të Brazilit, Luiz Felipe Scolari.
De Boer, në karrierën e tij si futbollist ka bartur fanelat e Ajaxit dhe Barceklonës, duke luajtur nga viti 1998 deri më 2003.

De Boer po ashtu është përmendur edhe si kandidat për pasardhës të Ëalter Mazzarit në bankinën e Interit.
Njeriu i parë i bankinës së Kosovës, në një bisede për "KosovaPress", ka folur për miqësoren e radhës kundër Turqisë. Ai ka thënë se në grumbullimin e lojtarëve për sfidën me Turqinë do të jetë një ekip ku do të rritet kualitetit dhe konkurrenca duke mos e përjashtuar mundësinë që në mesin e futbollistëve, të ftohen edhe lojtarë që luajnë në klubet e Kosovës.

“Do të jetë një grumbullim ku ne do të rrisim kualitetin dhe konkurrencën. Të ballafaqohemi me një kombëtare që është superfuqi botërore e futbollit do të jetë një sfidë e vështirë, por jo e pamundshme”, ka thënë Bunjaku.

“Futbollistë nga Superliga e Kosovës gjithmonë ka pasur qysh nga dita e parë. Kjo gjë nuk varet nga ne, por nga futbollistët. Nëse ka kualitet normalisht se mund të ftohen”, ka shfaq vetëbesimin Bunjaku.

I pyetur se sa ka potencial Kosova të përballet me Turqinë, kombëtare kjo e njohur në futbollin evropian e botërorë, Bunjaku tha: “Kosova ka filluar rrugën e saj për ndërtimin e një përfaqësuese të fuqishme dhe objektivi ynë është Botërori 2018. Loja kundër Turqisë do të ndihmojë edhe më shpejt në procesin e punës sonë”.

Bunjaku beson se Kosova do të ketë një paraqitje të mirë kundër Turqisë. Kujtojmë se miqësorja mes Kosovës dhe Turqisë që është në program të luhet me 21 ose 23 maj, do të jetë ndeshja e dytë e përfaqësues sonë që luhet nën ombrellën e FIFA-së.

Në ndeshjen e parë të luajtur me 5 mars në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, Kosova barazoi me Haitin pa gola.