27.4.14

Ukrainasit i kanë mjaftuar vetëm pesë raude për ta sjellë në nokaut Aleks lepai-n dhe me këtë rast për të mbrojtur për herë të 25-të titullin e kampionit të botës.
Kësisoji ai ka ruajtur të gjithë titujt në kategorinë e rëndë edhe atë në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO, pas duelit në Oberhausen, në të cilën boksieri australian nuk kishte asnjë mundësi praktike kundër tij. Klitchko ishte dominant që nga fillimi i duelit duke sulmuar në mënyrë agresive, kurse Lepai nuk e rrezikoi asnjëherë. Pas dy nokdauneve, referi ndërpreu meqin në raundin e pestë për t’ia dhënë fitoren ukraniasit, pasi ky i fundit. “As nuk jam djersitur”, ishte komenti i Klitchkos, i cili në dhjetë vitet e fundit nuk ka pasuar asnjë humbje./Kult-info.
Është shumë e njohur për daljet e saj në publik, për provokimet erotike në videoklipe, por edhe në ditë pushimi. Shih për këtë Rihanna është magnet i paparacëve. 
Këngëtarja nga Barbadosi është fotografuar në shkallët e një arene basketbolli në Nju Jork e veshur thjesht, për të zgjuar kërshërinë e shikuesëve të pranishëm që kishin paguar para të majme të shihnin sesi topi i basketbollit gjen koshin, ndërsa afinetetet e saj bënë që vëmendja t'u ikë nga topi lojës, por jo përgjithësisht nga topi, por, … , diku tjetër! 

 26-vjeçarja kishte veshur një bluzë të bardhë, pa asgjë nën të, e vetëdijshme për emocionet e lojës që zakonisht shkaktojnë temperatura në palestër, duke nxjerrë në fokus linjat e saj. Madje, nëse shkohet një hap më tutje për të supozuar konceptin e saj paraprak  imagjinar, mund të besohet lehtë se që nga dalja prej apartamentit, ajo mund t’i ketë  planifiku ato skena, (tërheqjen magnetike të syve kurreshtarë), pa skenar të shkruar paraprak në letër.  

Dhe nuk ishte surprizë që teksa Rihanna i drejtohej vendit të rezervuar, sytë e të gjithë publikut të përqendroheshin drejt saj, duke harruar për një moment arsyen e prezencës parësore aty.  

Megjithatë as prezenca e Rihanna-s nuk e ndihmoi "Brooklyn Nets", skuadra me të cilën ajo bënte tifo, që të fitonte takimin. B. Nets pësoi nga Toronto Ropters (95 : 100) për të detyruar 26-vjeçaren të largohej me shijen e humbjes, por padyshim me shumë më tepër mbështetje nga fansat e saj. 

Në gusht këngëtarja do të nisë turin botëror “The Monster” së bashku me Eminem. Deri atëherë mbase do të ketë mjaft kohë për relaks me skena të ngjashme./Kult-info.

26.4.14

“Dua me të vërtetë t'iu inkurajoj që të mos e humbisni shpresën - 
Ju do të gjeni paqe dhe stabilitet." 

Kjo është ajo që Hibo, një vajzë nga Somalia e cila jeton në kampin më të madh të refugjatëve në botë, ua dedikoi  fëmijëve sirianë, poashtu refugjatë në Jordani. Hibo dhe shokët e klasës së saj në kampin Dadaab, në Kenia, e kuptojnë shumë mirë barrën që bartin mbi supe moshatarët e tyre sirianë, kështu që vendosën t’u dërgojnë letra inkurajimi për t’i mbështetur. 
Kampi Dadaab në verilidnje të Kenias është shtëpia e më shumë se 400 mijë fëmijëve të ikur nga vendi i tyre i përfshirë në konflikti, me thatësira të mëdha dhe atakuar nga uria që ka kapluar Somalinë 23 vitet e fundit, që nga viti 1991.
Organizata CARE internacional e cila mundëson shumë shërbime elementare në këtë kamp, ishte ajo që ka organizuar këtë aktivitet dhe më pas letrat e tyre ua ka dërguar fëmijëve në kampet siriane.

Letra e Hibo:

"I am really encouraging you not to lose hope - you ëill get peace and stability."

That's what Hibo, a Somali girl living in the largest refugee camp in the world, wrote to Syrian refugee children in Jordan. Hibo and her classmates in Dadaab camp, Kenya, understand all too well the burden that the #childrenofsyria carry, so they sent them letters of encouragement.



Ende pa kaluar një javë c’prej se konfirmoi se do t’i bashkohet përfaqësueses Belge, Januzaj mund të përballet me pakënaqësi nga bashkëlojtarët e tij të rinjë. Kevin Mirallas, lojtar i Evertonit, ka kërkuar nga trajneri Marc Vilmots që mos ta ftojë talentin kosovar në Kampionatin Botëror në Brazil.  



Ai paralajmëron trazira në skuadër nëse Vilmots e fton në përfaqësuese mesfushorin e Junajtid në kurriz të lojtarëve që kanë qenë të përfshirë në kualifikimet për Botërorin 2014. 

“Unë nuk mendoj se ai duhet të jetë në Brazil. Nuk do të ishte e drejtë për të lënë një lojtar tjetër të mirë për dikë që nuk ka luajtur shumë për klubin e tij në muajt e fundit dhe as ka kontribuar në fazën kualifikuese’, ka deklaruar Mirallas, shkruan britanikja "The Guardian"

"Adnan nuk e njeh grupin dhe fakti është se nuk ka pasur shumë minutasz në radhët e Junajtid kohët e fundit. Pastaj nuk është se ne kemi mungesë lojtari të duhur në atë pjesë të fushës. Në fakt, ka shumë lojtarë të mirë në pozitën e tij në skuadrën e Belgjikës, kështu që do të jetë e vështirë për të’’, tha ai.

Mirallas mendon se talenti kosovar ka ende kohë për ta dëshmuar vetën, derisa mendon se Janzuaj duhet të ftohet në skuadër për kualifikimet e “Euro 2016″.


25.4.14

Nuk të dua si kristal kripe rozë, as si gur të çmuar
E as si shigjetë karafilash që përhap zjarrin :
Të dua siç duam ca gjëra të errëta,
Fshehtas, ndërmjet hijes dhe shpirtit.
Të dua si bima që nuk lulëzon
Dhe e mbart në vete, të fshehur, dritën e këtyre luleve,
E falë dashurisë tënde në trupin tim jeton aroma
E errët dhe e fortë që ngjitet nga toka.
Të dua pa e ditur si, kur dhe nga ku,
Të dua troç, thjesht e pa mburrje :
Të dua kështu se unë s’di të dua ndryshe,
Në mos në këtë mënyrë pa qenë unë e pa qenë ti,
Aq pranë sa dora jote mbi gjoksin tim është e imja,
E aq pranë sa sytë e tu mbyllen mbi timen ëndërr.

Njëri prej hoteleve më luksoz në Dubai, Burj Al Arab, është duke planifikuar të organizoi ceremoni martesore në pistën e saj të helikopterit (heliodrom), në një lartësi prej 212 metra nga ku mund të shihet Gjiri Arabik. Hoteli që shtrihet mbi ujë në një ishull privat të Dubait, është duke ofruar diçka të pazakontë për çiftet e dashuruar që dëshirojnë të kenë martesë me një pamje mahnitëse. Por për të realizuar këtë ëndërr ata duhet të ndajnë plotë 33 mijë dollarë.

Ky hotel njihet për mysafirët e famshëm dhe të pasur që deri më sot e kanë vizituar si: futbollisti anglez Ëayne Rooney dhe bashkëshortja e tij Colleen, ylli i Formula 1, Leëis Hamilton dhe modelja Claudia Schiffer. Ai gjithashtu njihet për titullin e hotelit më luksoz në botë. Por çiftet që dëshirojnë të ndërrojnë unazat këtë vit, ky hotel u ofron panoramë të vërtetë dhe organizon çdo detaj të ceremonisë dhe tarraca e këtij hoteli do të jetë e disponueshme 24 orë.


Çmimi për rezervimin e pistës së helikopterit kushton plotë 33 mijë dollarë, por nëse mysafirët dëshirojnë gjëra shtesë, atëherë normalisht që çmimi rritet. Pista e helikopterit të këtij hoteli ka një histori të gjatë, pasi në vitin 2004, golfisti numër një në botë Tiger Wood zhvilloi një lojë, por edhe tenistët Roger Federer dhe Angdre Agassi, ishin në qendër të vëmendjes kur zhvilluan një lojë tenisi në maje të ndërtesës.



Ashensori do të kaloj nëpër 94 kate për të arriturte i  95-ti për vetëm 43 sekonda
Kompania ‘Hitachi’ po planifikon të krijojë një ashensor në Kinë, i cili parashihet të jetë më i shpejti i të gjitha kohërave në botë. Sipas kompanisë ky ashensor do të shkojë në katin e 95-të për 43 sekonda.


Me këtë shpejtësi super eksluzive, duhet të pranojmë se do të harxhoni më shumë kohë duke pritur ashensorin që të ndalojë tek kati juaj, për shkak të objektit të lart të banimit sesa të arrini në katin e duhur kur jeni në ashensor, kanë shhaqur brengën e tyre drejtuesit e kompanisë në pamundësi të gjejnë një alteranativë më të shpejtë e më creative për kohën e dalje-hyrjeve nga dhe në ashensor. 

Zyrtarë të kompanisë kanë thënë se do të ndërtojë një ashensor që do të lëvizë me shpejtësi 72km/h në një ‘qiellgërvishtës’ që është në jug të Kinës, në qytetin Guangzhou. Ky qiellgërvishtës do të jetë gati , pas dy vitesh gjegjësisht nga viti 2016. 
Për momentin vetëm ndërtesa Taipei 101 në Tayvan mban rekordin për ashensorin më të shpejtë në botë, i cili lëvizë me shpejtësi 60.6km/h. 
Kompania ‘Hitachi’ është e sigurt se ashensori i saj i ri do të ofrojë një udhëtim të rehatshëm, edhe pse në shpejtësi të lartë, dhe ju nuk do të ndjeni aspak presionin e ajrit.Xh.V.



Fan Noli - Rent or Marathonomak


Rent, or rent, rent e u thuaj 
Se u çthur ordi e huaj, 
Se betejën e fituam
Dhe qytetin e shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!

Kap një degë prej dafine
Dhe vërtitesh ndaj Athine,
Nëpër fush' e brek mi brek
Këmba tokën as t'a prek,
Hip' e zbrit,
Petrit, Marathonomak!

Ke një plagë, po s'e the,
Djers' e gjak pikon për-dhè;
Do që ti të jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!

T'u tha gryka, po s'të pihet,
T'u mpi këmba, po s'të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zëmrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt, or Marathonomak!

Kurrë kaqë s'dogji djelli
Dhe si plumb s'rëndovi qjelli,
Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!

Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra çjerr e guri grin
Afsha gjoksin përvëlon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr', or Marathonomak!

Gryka si gjyryk të çfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Se ç'vëngon e se ç'gulçon,
Zëmra brinjët t'i çkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!

Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s'janë veç Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!

Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerëzia
Që të pan' e që të çquan
Dhe fuqinë t'a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!

Ja, arrive, ua the:
Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde!
"E fituam!", brohorite
Dhe për tok' u përpëlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!

Rent kudo, dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!

https://www.youtube.com/watch?v=diEwxkVK5tw
Pavarsisht se opinion shqiptar, në të katër anët e globit i shpërndarë, do të donte të shihte kombëtaren kuqezi, pse jo edhe atë të Kosovës në një Kampionat Botëror të futbollit, megjthatë nuk mbetet i papërfaqësuar me futbollistë. Përndryshe, këtë herë, si asnjëherë deri më tani, madje c’prej se ekziston Kampionati Botërorë (Uruguai 1930), asnjëherë më shumë nuk është përfaqësuar me futbollistë sesa këtë vit., në “Brazili 2014”.

Jo ‘samba’ braziliane por valle shqiptare!

Kampionati Botëror që do të mbahet në Brazil, do të frymojë edhe shqip. Të paktën për ne, pasi që pritet të shohim plot nëntë zemra kuqezi në evenimentin më të madh të futbollit botëror.
Më tepër s’ka pasur kurrë, andaj ky botëror pritet të jetë më i veçantë për shqiptarët.
Bashkimi i Adnan Januzajt me Belgjikën e ka rrumbullaksuar në nëntë numrin e shqiptarëve që me shumë gjasë do të luajnë në botëror.
Shqiptar me bollëk pritet të ketë te Zvicra, ndërsa të tillë mund të shohim edhe te Gjermania e Kroacia. Kosovën përmes fanelës helvetike të Zvicrës do ta përfaqësojnë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Granit Xhaka, ndërsa aty janë edhe tre futbollistët tjerë shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami e Admir Mehmedi.
Arijan Ademi pritet të ftohet nga Kroacia, ndërsa ftesë nga njëri ndër favoritët për këtë botëror, Gjermania, mund të marrë edhe mbrojtësi i djathtë i Gjermanisë, Shkodran Mustafi, edhe pse ky i fundit ka më pak gjasa.

Të vetmit futbollistë shqiptarë që kanë marrë pjesë në një kampionat botërorë, ishin Adrian Kozniku me përfaqësueses Kroate në Kore e Japoni (2002) dhe Xherdan Shaqiri me Zvicren në “Afrika e Jugut 2010”, madje ky I fundit kishte atëbotë edhe një paraqitje të shkurtër në fushën e lojës.Xh.V.
(Lajmi që determinon përfshierjen në të të barcoletës:)
Ian Diaz thotë se disa mund ta kosiderojnë si njeriun më me fat në botë, porse të kesh një lidhje më të dyja motrat binjake, Victoria dhe Amanda Hepperle, nuk është gjithmonë një rrugë e lehtë.
Që të dyja motrat, janë rritur duke ndarë gjithçka përfshirë lodrat, rrobat dhe sekretet e tyre më të thella.
Çka është e imja, është edhe e saja”, ka qenë principi i gjithë jetës së tyre për kënaqësinë e prindërve të tyre krenar.
Për 27 vjeçarët kjo ndarje ka shkuar deri në ekstremitet-duke ndarë të njejtin shtrat me nje të dashur të përbashkët.
Ato thonë se kanë një jetë të sukseshme seksuale. “Jemi treshe tani dhe kjo nuk na duket e çuditshme, do të dëshironim që e njejta të jetë edhe për pridnërit tanë dhe shokët tanë”, kanë thënë motrat.

Barcoleta:
Djaloshi tërheqës i ofrohet vajzës sharmante:
Djali: A je ti ajo që ke një motër të bukur, shumë të bukur binjake?https://www.youtube.com/watch?v=xAXWeuknWzE

Vajza: Jo. Unë jam vet motra ime binjake.Xh.V.


Shaqiri refuzoi Juventusin
Kështu thot një nga mediat prestigjioze italiane, “Sky Italia” e cila ka vënë në dukje se si mesfushori shqiptar i Mayern Munich ka refuzu vet kampionin tanimë të promovuar të Serie A këtë edicion 2013/14.
Juventus ka kërkuar Xherdan Shaqirin e Bayern Munich të kaloj në Torino, por futbollisti i kombëtares zvicerane e ka refuzuar një gjë të tillë, raporton “Sky Italia”.
Shaqiri kaloi te Bayern nga Basel I Zvicres në vitin 2012 duke nënshkruar kontratë katër vjeçare me bavarezët që peshonte 11.6 milionë euro.

Pavarsisht interesimit të theksuar për të, Juventus nuk e konsideron mesfushorin shqiptar ndër prioritetet e rëndësis vecantë mdaj nuk pritet të bëjë një angazhim më të madh për të.Xh.V.