1.3.14


(Për ju që keni humbur më të dashurit tuaj, për ju që ia keni frikën vdekjes, apo për ju që ia keni frikën jetës – poezi nga Mary Elizabeth Frye. 

Te varri im kur të vish mos qajë,
Nuk jam aty,
Unë gjumë nuk mbajë
Unë jam në puhitë që fërfëllojnë,
Jam në diamantet e fluskave të dëborës që verbojnë.
Më gjen në shkëlqimin e artë të grurit,
Jam në piklat e shiut të shtatorit,
Kur mengjeset i nis me nxitim,
Më gjen në vrapin që këndshëm përfshinë,
Zogjtë që melodinë e cicërrojnë,
Jam në qarqafin e yjeve që natën të mbulojnë
Te varri im vajit pse i je rrekur?
Unë nuk jam aty.
Unë nuk kam vdekur.



Ja si do të duken stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll, “Qatar 2022”








Ndër llojet e vargjeve dhe strofave duhet përmendur dhjeterrokshi që sipas teoricienëve është vargu më i vjetër i letërsisë gojore që ka origjinë indoevropiane, edhe pse është shkruar shumë vonë.

DHJETËRROKSHI EPIK - Është i përcaktuar me numrin e vargjeve. Në poezinë e shkruar dhjetërrokshi lirik dhe epik janë marrë nga poezia gojore.

TETËRROKSHI SIMETRIK - Veçori e tij është se ka tetë vargje dhe cezurën pas rrokjes së katërt. Rrokjet në fund të vargut dhe para cezurës janë të patheksuara.

TERCIDA - Është trevargësh ku rimohet vargu i parë dhe i tretë, kurse vargu i dytë rimohet me vargun e parë të strofës së dytë.

STANCA - Është strofë tipike e epit Italian të shek. XV dhe XVI. Përbëhet nga njëmbëdhjetërrokshi.

SESTINA - Është term për dy forma:
1.Sestina lirike - Vjershë gjashtë strofash prej gjashtë vargjesh dhe një shtesë prej tri vargjesh,
2.sestarima - Strofë epike prej gjashtë vargjesh

Zvicrani  ka triumfuar në turneun e hapur në Dubai duke fituar ndaj tenistit nga Cekia, Tomas Berdysh 2 : 1 në seta (3 : 6, 6 : 4 dhe 6 : 3).
Ashtu sic parashihej, Roder Federer konsiderohej së paku favorit në letër. Sipas statistikave nga përballjet e drejtpërdrejta, Federer para takimit final në ATP World Tour Dubai, kishte bilanc shumë më të mire. Nga 17 takimet e ndërsjella kishte fituar 11 prej tyre duke humbur vetëm 6. Në anën tjetër edhe Berdysh kishte përparsitë e tij.  Ai kishte triumfuar po në ATP World Tour Dubai, në gjysmëfinalen e vitit kaluar. Kishte nga ata që besonin se do të përsëritej tradita e një viti më parë, por Federer ishte mjaft i vendosur që të mos lejonte të befasohej për herë të dytë radhazi në këtë turne dhe t’i “hakmerrej” për humbjen nga viti i kaluar në gjysmëfinale.
17 herë kampioni i Grand Slem-it, Roder Federer, deri në finale ka arritur në saje të një performance të jashtëzakonshme, vecmas ndaj serbit Novak Gjokoviq ditën e premte, të cilin e mundi poashtu 2 : 1 në seta. Fitorja e djeshme e Federerit është konsideruar historike për faktin se që nga viti 2012, pas turneut “Sinsinati Masters”, nuk kishte fituar ndonjë ndeshje me Gjokoviqin dhe takimi gjysmëfinal mes tyre është konsideruar “finale” para finales.

Takimin e sotëm me Cekun Tomas Berdysh, Federer e fitoi pa mund të madh, për t’iu rikthyer me shumë sukses sportit të bardhë pas një pauze që kishte pas muajve të fundit.

Roger Federer ka befasuar qindra ekspertë që kishin parashikuar humbjen e tij, mijëra shikues të pranishëm, miliona shikues televiziv, madje edhe veten e tij kur ia ka dalë të rikthehet pas një loje histerike e të ngadalshme në setin e parë (3 : 6), për të fituar bindshëm setine dytë dhe tretë ndaj tenistit numër dy aktual në botë, serbit Novak Gjokoviq.
Edhe pse ishte favorizuar absolutisht nga ekspertët, Gjokoviq nuk ia ka dalë t’i kundërvihet sulmeve urragane dhe lojës fenomenale të Zviceranit në finish të takimit të sotëm gjysmëfinal në “ETP Dubai 2014”.
Para këtij takimi Federer kishte një epërsi prej 16 – 15 fitore në ndeshjet e drejtpërdrejta mes tyre, në të gjitha turnetë, por kjo aspak nuk e favorizonte duke pas parasysh se Gjokoviq kishte fituar tri takimet e fundit, duke përfshi edhe finalen e “ETP World Tour”, në nëntor të vitit kaluar në Londër.

Kur në setin e parë Gjokoviq krijoi një epërsi të lartë, duke fituar madje tre gemat e parë, të gjithë mëndonin se do të kishte punë të lehtë dhe se fitorja e tij ishte e pakontestueshme. Por kështu nuk mendoi tenisti Zviceran Roger Federer, i cili, ndonëse humbi setin e parë (3 : 6), në setin e dytë u kthye në nivelin e një kampioni të vërtetë, duke entiusiazmuar miliona shikues në botë me lojën e tij të jashtëzakonshme në cdo cast dhe cdo pjesë të fushës. Ai fitoi setin e dytë (6 : 3) dhe hyri në setin e tretë i motivuar si asnjëherë më parë, duke e deklasuar tërësisht Gjokoviqin, madje duke fituar disa gema pothuajse të pamundshëm, për të përmbyllur setin e tretë me fitore  (6 : 2) dhe për t’i siguruar vetes finalen kundër tenistit nga Cekia, Tomas Berdych, i cili në ndeshjen tjetër gjysmëfinale ka mposhtur gjermanin Philipp Kohlschreiber,  2 : 0 (7-5; 7-5). Në anën tjetër, për Kohlscheiber ky është turneu i dytë radhazi që arrinë në gjysmëfinalefinale, por pa prekur ëndrrën e quajtur finale në “ETP Dubai 2014”. 







Veprimtaria publicistike 
Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publicistikën dhe oratorinë. Ato shprehin qartë pikëpamjet e tij thellësisht demokratike dhe janë si një kronikë e jetës politike e shoqërore shqiptare. Karakteristikat kryesore të tyre janë mendimi i qartë dhe i mprehtë, qëndrimi i drejtë dhe i prerë dhe reagimi i menjëhershëm ndaj ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Noli mbajti fjalime të zjarrta para shqiptarëve në SHBA, në Këshillin Kombëtar të Tiranës (1920-30), në Korçë e Vlorë, në Lidhjen Kombeve etj. Në këto fjalime dhe artikuj trajtohen probleme të rëndësishme siç janë ruajtja e pavarësisë dhe e tërësisë tokësore të Shqipërisë nga synimet shoviniste fqinje, mbrojtja e dinjitetit të shqiptarit dhe Shqipërisë, demaskimi i klasës feudale dhe i monarkisë së A. Zogut, demokratizimi i jetës së vendit, vlerësimi i figurave të shquara të historisë e kulturës shqiptare e botërore etj. Forma e polemikës, kultura me të cilën janë trajtuar problemet politike e shoqërore bëjnë që këto shkrime të zënë një vend krejt të veçantë në publicistikën shqiptare






Studimet 

Larminë dhe rëndësinë e veprimtarisë së Nolit e shtojnë mjaft edhe studimet e tij për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, për figurën e madhe të Bethovenit (“Bethoveni dhe Revolucioni Francez”), etj. “Historia e Skënderbeut” është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për herë të parë më 1921 në Boston dhe pastaj e punoi të ripunuar anglisht më 1947 e përsëri të ripunuar në shqip më 1949. Për të shkruar këtë vepër Noli është mbështetur jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja që mundi të gjejë pas një pune këmbëngulësie. Skënderbeu, si për çdo patriot e artist shqiptar edhe për Nolin ishte figura më e dashur, të cilin e kishte admiruar që nga fëmijëria. Ky admirim i autorit ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të ngrohtë me të cilin është paraqitur figura e tij. Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Fan Noli ka përcaktuar qartë marrëdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinje, si dhe qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut. Ai ka arritur të na japë qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar duke theksuar meritën e madhe të tij për formimin e një shteti të centralizuar feudal shqiptar, gjë që në shekullin e XV-të një gjë e tillë nuk ishte realizuar akoma në shumë vende të Evropës. Noli në vepër ka krijuar atmosferën e kohës për të dhënë ngjyrat e një bote mesjetare që kërcënonte të shkatërronte botën evropiane, si dhe pozitën e një vendi si Shqipëria ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane. Ai gjithashtu ka thurur e shkrirë me art të vërtetën historike, dokumentin me gojëdhënën e legjendën. Figura e Skënderbeut në veprën e tij është shumë e plotë. Atë e gjejmë jo vetëm si një udhëheqës popullor që shquhet si luftëtar e strateg, por edhe të dalluar si burrështetas e diplomat. Përshkrimi i betejave heroike e situatave të vështira janë bërë me ngjyra të forta romantike gjë që i jep veprës edhe vlera artistike dhe e bën që të lexohet me emocion. Në këtë vepër Noli i jep rëndësi figurës së heroit dhe rolit të tij në histori pa nënvlerësuar masat. “Historia e Skënderbeut” e Nolit bashkë me veprën e Barletit mbeten edhe sot më të mirat vepra për heroin e madh. 

Muzika 

Si erudit, Noli, veprimtarinë e tij krijuese e ka shtrirë edhe në fushën e artit muzikor. Që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, (1932), si student, i është përkushtuar me shumë entuziazëm muzikës në Konservatorin e Nju -Inglandit (SHBA), të cilat studime i ka përfunduar katër vjet më vonë. Para komisionit kishte paraqitur si punë diplome tri vepra me motive shqiptare: “Skënderbeg”, “Rapsodi shqiptare” dhe baladën për tenor e orkestër “Gaspari i varfër”, vepra këto që madje ishin ekzekutuar si pjesë e provimit të tij të diplomës. Ndonëse sipas kritikëve dy veprat e fundit janë cilësuar me të meta për arsye se përshkoheshin me një frymë të theksuar liturgjike, (Dihet se Noli i vuri bazë kishës autoqefale shqiptare), poema simfonike “Skënderbeg” kishte një frymë të thellë e plotë dramaticitet ku shquhej shija e autorit për të ndërtuar tema me karakteristika të larmishme; me harmoni e polifoni të pasur; me kumbime orkestrale të bukura dhe shumë larmi e begati ngjyrash. Për të pasur një ide më të saktë e të plotë mbi kontinuitetin e zhvillimit të personalitetit të Nolit në fushën e muzikës dhe muzikologjisë patjetër duhet bërë një retrospektivë të gjatë. Duhet kthyer në kohën kur i ati i tij, psalm në kishën e fshatit të vendlindjes, ia mësonte notat dhe të kënduarit, mësimet mbi muzikën, mësime këto që do të kenë rëndësi shumë të madhe në jetën e mëvonshme të Nolit, sidomos kur gjatë karrierës kishtare ishte detyrua të merrej me përkthime dhe muzikë fetare. Ato përkthime i kanë paraprirë përkthimeve artistike dhe studimeve të mëvonshme muzikore prandaj besohet se veprën e tij “Bethoveni dhe revolucioni francez” ia dedikoi pikërisht të tet (babait). Gjurmimet për këtë vepër Noli duket ti ketë filluar qysh në kohën kur ishte i mërguar në Vjenë. “Muzikanti i madh Bethoveni kishte të drejtë”, shkruante Noli në introduktën kushtuar Jul Qesarit në vitin 1926. Se Noli ishte një studiues i pakrahasueshëm me ndonjërin nga bashkëkohësit e bashkëkombësit shihet qartë edhe nga përpjekja e tij që ti bëj një analizë të detajuar personalitetin të Bethovenit me theks të veçantë veprës së tij ku u fokusua tek efektet e revolucionit francez në veprën e kompozitorit të madh, veçanërisht “Simfoninë e tretë”, “Simfoninë e nëntë” dhe operën “Fidelia”. Ai me sy kritik fillon punën studimore duke shqyrtuar materiale e burime të shumta, ndonëse sipas autorit, studimi i Nolit për Bethovenin karakterizohet me lajthitje e shtrembërime të fakteve, të cilat i bën me qëllim që në një mënyrë të shfajësoj maestron duke e justifikuar me mungesa financiare e vështirësi tjera materiale. 

Shqipërimet artistike 

Noli si përkthyes i krijoi vetes një vend nderi në letrat shqipe, por këtë nuk e arriti vetëm pse ishte njohës i mirë i disa gjuhëve si greqisht, latinisht, frëngjisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht etj. Krahas talentit për të mësuar gjuhët e huaja, Noli njihte mirë thesarin e gjuhës amtare e gjithashtu njihte thellë kulturën botërore dhe atë kombëtare. Kishte aftësi të tilla gjykimi dhe shije aq të hollë sa mundej me lehtësi të zgjedhë e përkthejë vepra të shquara të shkrimtarëve të mëdhenj botërorë që jo vetëm e pasuronin kulturën shqiptare, por edhe u bënin indirekt jehonë shumë problemeve aktuale të realitetit shqiptar të kohës. Punën e përkthyesit Noli e fillon si vazhdues i traditës që kishte krijuar Kristoforidhi, duke përkthyer disa libra të shërbesës për nevojat e kishës shqiptare, që posa ishte themeluar. Më pas ai përkthen disa krijime nga Molieri e Stendali dhe më vonë i hyn punës për përkthimin e atyre veprave të rëndësishme që do ta bënin të njohur si përkthyes jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve shqiptarë, siç janë: poema "Skënderbeu" e Longfellout , tragjeditë "Otello", "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari", të Shekspirit, dramat "Armiku i popullit" dhe "Zonja Igra e Ostronit" të Ibsenit; "Rubairat" e Omar Khajamit, "Don Kishoti i Mançës" i Servantesit , "Kasollja" e Ibanjezit etj. Pothuajse të gjitha këto vepra Noli i pajisi edhe me parathënie ku dha gjykime kritike estetike e filozofike me shumë vlerë. Përkthimet e Nolit janë vlerësuar mjaft nga personalitete të shquar të kulturës botërore. Kështu albanologu i njohur Norbert Jokli kur kishte lexuar përkthimin e "Rubairave" të O. Khajamit nga Noli kishte thënë: "Pas përkthimit të Filxheraldit, nuk di nëse ia kalojnë përkthimeve të Fan S. Nolit ato të gjermanishtes e të spanjishtes që janë përkthime të dorës së parë”. Të studiosh e njohësh aq denjësisht kulturën e gjithmbarshme kombëtare, por para së gjithash atë botërore të zhvilluar ndër shekuj dhe ta mishërosh aq denjësisht me kulturën e traditën tonë aq të pasur, termi “Poliglot”, kur përmendet si i tillë, duhet të na shëmbëllej me imazhe përfytyrimi të vet figurës lartësueme të Nolit si sinonim. 




Introduktat 

Introduktat apo parathëniet e përbëjnë bazën e mendimit kritik të Nolit. Mjafton të përmenden kryeveprat botërore si: “Hamleti”, “Makbethi”, “Jul Cezari” e “Othello” të Shekspirit, pastaj veprën monumentale të letërsisë persiane “Rubairat” të Omark Khajamit, romanin nga më të lexuarit që njeh historia e njerëzimit “Robinson Kruzo” të Daniel Defos, kryeveprat “Armiku i popullit” dhe “Zonja Igra e Ostronit” të Ibzenit si dhe “Don Kishoti i Mançes” të Servantesit për të krijuar perceptimin se Noli ishte një lapidar i kulturës sonë të gjithmbarshme dhe mund të vlerësohet si “maja e Ajsbergut” të mendimit kritik që ka njohur historia e letërsisë shqipe. Konstatimi se introduktat e Nolit ngërthejnë në vete edhe një tok mendimesh politike duket të jenë të sakta. Influencimi politik duket të jetë më i theksuar te “Rubairat”, “Armiku i popullit” dhe “Don Kishoti i Mançës”, të cilave vepra, mendimin e tij kritik Noli ua dedikoi pikërisht në kohën kur ishte larguar nga posti i Kryeministrit. Tek introduktat e para paraqet disa mendime elementare për autorin mandej shpjegon në pika të shkurta veprimtarinë e tij letrare kurse subjektin e veprës e paraqet në formë të shkurtuar, shpesh herë vetëm me dhjetë rreshta. Duke shpjeguar hollësisht ngjarjet që përbëjnë thelbin e veprës, Noli bën analizën e personazheve qendrore dhe dytësore pa e harruar edhe ambientin dhe rrethanat historike që kanë karakterizuar për të cilat flasin veprat. Në introduktat që u ka bërë veprave të Shekspirit vërehet se Noli anon më tepër të japë gjykime të rëndësishme dhe interesante duke u bërë një analizë të thellë karaktereve të personazheve kryesore, qoftë kur bën fjalë për “Makbethin”, qoftë kur zbulon botën e gjerë e komplekse të “Hamletit”, apo kur shkruan për Brutin e Kasin tek drama “Jul Cezari”. Introduktat e Nolit ndriçojnë autorin në shumë aspekte: Ato flasin sheshit për bindjet e tij, tregojnë natyrën dhe temperamentin e tij, vejnë në dukje intuitën, erudicionin, kulturën e gjithmbarshme, kompletimin dhe rrugën e drejtë të një kritiku. 

Në introduktën e parë ,“Othello”, Noli provon të lëshohet në shfletime e zbërthime të karaktereve, të filozofisë dhe etikës së tyre, por mendimet e kristalta e të shprehura me stilin e tij rrëmbyes që do të kamuflojnë më vonë, këtu akoma nuk mund të vijnë në shprehje sa duhet. U mungon baza e pikëpamjeve në sajë të së cilës do të vë aq shumë zjarr në krijimtarinë e mëvonshme, prandaj, sikundër që është thënë nga shumë studiues të krijimtarisë noliane, në introduktën e tij të parë “Othello”, duket të mos ketë pasur ambicie më të mëdha se sa vetëm ti paraprijë lexuesit në të kuptuarit e subjektit dhe elementeve themelore të veprës. Sipas Mitrush Kutelit, Noli, me shqipërimin e veprave “Don Kishoti”, “Jul Qesari”, “Armiku i popullit”, “Z. Ingra e Ostrotit”, “Hamleti”, “Makbethi” e “Othello” përpara botës shqiptare shfaqet si i pari kritik e estet i vendit. Kuteli këto vepra i konsideron si modele të gjalla analizimi e gjykimi të thellë që u ka bërë Noli duke pasqyruar njëkohësisht kthjelltësinë e mendjes dhe ngrohtësinë e shpirtit nolian e sidomos kulturën e gjerë të tij. Me këto përkthime që njëherazi janë të shoqëruara me kritikën e tij, Noli sjell para botës shqiptare pikëpamje shoqërore krejtësisht të reja për kohën në letrat shqipe. Ajo që i dallon përkthimet e Nolit krahas përkthimeve të tjera në shqip është pikërisht afiniteti i punës prej rikrijuesi. Në fazën e dytë të krijimtarisë së Nolit si kritik bie në sy simpatia e thellë ndaj shtresës së vuajtur, por rezistuese si dhe qëndrimit të tyre stoik e revolucionar. Noli njihej me karakterin e tij prej revolucionari që e manifestonte në forma të ndryshme. Kritikën e Nolit e ka vlerësuar edhe Rexhep Qosja, i cili thekson se: “Kurrkund në këtë studim (Aludon: “Bethoveni dhe revolucioni francez”), nuk shihet Noli kritik, muziktar, sociolog, poliglot, portretist – Noli polihistorian duke i dhënë tatëpjetën tezës së Vensan dEndit sipas së cilës “Bethoveni u quajt një katolik, të cilit si bëri fare përshtypje revolucioni francez”. Pra, Qosja mbështet Nolin në konstatimin për “Bethovenin dhe revolucionin francez”. Në anën tjetër, Noli kur flet për Bethovenin e nxjerr atë si ateist. Të njëjtën gjë e kishte bërë më parë edhe për Omar Khajamin. Kritika e Nolit karakterizohet edhe me stilin e tij shumë të veçantë. Qosja vlerëson se “Ai që lexon herën e parë diçka prej tij (Nolit), herën tjetër, sapo të lexojë fjalinë e parë do ta kuptojë se lexon po atë njeri”. Edhe në introduktën kushtuar kryeveprës së Shekspirit e mbarë njerëzimit “Hamleti”, Noli i bën një përshkrim subjektit të veprës për të kaluar tek personazhet, por nuk lë anash edhe mendimin kritik të shumë autorëve pararendës që citon në raste të caktuara siç ishte p.sh. Gëteja. Ai bën tentativë të hyjë thellë në psikologjinë e vet Hamletit duke konstatuar se arsyen kryesore të vuajtjes së tij, (Hamletit), duhet kërkuar më tepër në ndjenjën që ka pësuar një tronditje fatale për vdekjen se sa në ndjenjën që është i pazoti për veprim. Ndërkaq Ofelinë e sheh me një sy dhembjeje për fatin e saj dhe rrethanat që i janë vënë si barrë duke konstatuar se sikur të merrnin punët një rrugë normale, Ofelia do të bëhej mbretëresha e lumtur e Danimarkës përkrah të dashurit të saj, një mbreti ideal. Është shumë interesante të hetohet dhe të studiohet fakti se si u njoh dhe si lindi ideja për përkthimin e “Rubairave” të Omar Khajamit nga Noli. Çështë e vërteta, të dhënat burimore të drejtpërdrejta për këtë ngjarje janë të pakta. Nga gjurmimet e bëra rezulton që Noli këtë vepër nisi ta përkthejë në vitin 1924. Rubairat e para që shqipëroi ia dërgoi mikut të tij në SHBA, Koço Tashkos. Nuk dihet për ti botuar apo për ti kërkuar mendim, por fati deshi që Tashko jo vetëm ti botojë në gazetën "Dielli", por edhe ti shoqërojë me një shkrim ku flet për vlerën e “Rubairave” dhe çmon lart shqipërimin e Nolit. Koha kur i përktheu Noli këto ishte shumë e trazuar. Kjo koincidoi dhe me ngjarjet kulmore politike të viteve 20. Noli, kur përkrahësit e Zogut sulmojnë Tiranën, detyrohet të lë zyrën e Kryeministrisë dhe të niset në drejtim të Durrësit. Mirëpo, në rrugë e sipër i kujtohet se ka harruar dorëshkrimet e “Rubairave” të përkthyera. Atëherë jep urdhër të kthehet mbrapsht. Ordinanca e tij, kur dëgjon arsyen pse Noli do të kthehej mbrapa në atë tollovi, i thotë: “Imzot, ju vazhdoni rrugën. Unë do të shkoj ti marr vetë "Rubairat” dhe kështu do të ndodhë pastaj. Ai kthehet dhe hyn në Tiranë mes luftimeve që zhvilloheshin, shkon në Kryeministri ku merr dorëshkrimet dhe ia dërgon Nolit që e priste në Durrës. Ordinanca ishte një njeri i thjeshtë e besnik i Nolit. Për arsyen e përkthimit të “Rubairave” në gjuhën shqipe, studiuesi Nasho Jorgaqi vlerëson se një përgjigje e plotë dhe shkoqitëse do të donte shumë kohë. Është vërtet e çuditshme që një klerik i lartë si Noli të përkthente një vepër siç janë "Rubairat. Siç dihet ato i përkasin një prej poetëve më të mëdhenj të Rilindjes persiane që ka zgjatur nëntë shekuj, (shek VII-XVI), një rilindje që dha poetë e dijetarë të mëdhenj ku ndër më të shquarit ishte Omar Khajam. Një poet i madh, por edhe një astronom e matematicien i shquar. Ai do të lëvronte një lloj të veçantë poetik siç është Rubaira ose Rubajatë, që është një strofë e përbërë vetëm prej katër vargjesh në të cilën poeti shpreh ndjenjat, mendimet, gjendjen e tij shpirtërore. Këto vargje janë tepër lakonike dhe ashtu siç thonë kritikët, në to fjala ndihet ngushtë, kurse mendimi ndihet i lirë. Për pasojë, përkthimi i "Rubairave" është shumë i vështirë dhe ato iu bënë të njohura botës perëndimore për herë të parë në shekullin XIX nga Eduard Fitzgerald. Supozohet se Khajami kishte shkruar rreth një mijë Rubaira. Mirëpo, është konstatuar nga studiues të shumtë se vetëm gjysma e tyre janë origjinale që i takojnë Khajamit. Pjesa tjetër konsiderohen apokrife, domethënë të falsifikuara. Shqipërimi i “Rubairave” nga Noli u shoqërua me një studim shkencor dhe me shënime historiko-letrare që tregojnë për përgatitjen e tij serioze, të cilat edhe sot e kësaj dite i kanë qëndruar kohës. Vërtet “Rubairat” janë krijime poetike të mrekullueshme, të thella, me frymë liridashëse, me dashuri për jetën. “Rubairat” i japin lexuesit gjithë bukurinë, hijeshinë e shijen e gëzimeve të jetës. Kur këto i lexon e shijon në shqip, të dhëna nga një klerik i lartë që ka predikuar dogmën fetare në kishë, e kupton dhe ndjen fuqishëm madhështinë e mendjes dhe zemrës së Nolit, thekson Jorgaqi. 

Kjo padyshim që bie në sy kudo në përkthimet e tij dhe mjafton të analizohet një strofë e vetme e versionit anglisht të reprodukuar në shqip dhe e njëjta të krahasohet me përkthimin poetik që i ka bërë Noli: 

Avake! For Morning in the Baël of Night 

Has flung the stone that puts the Sars to Feght: 

And L: the Hunter of the East has cught 

The Sultan s Turret in a Noose of Light. 

Reprodukimi: 

Zgjohu: Sepse mëngjes nga rruzull i natës 

E gjuajti gurin që i trembi yjet 

Dhe shih! Gjahtari i Lindjes ka zënë 

Kullën e Sulltanit me spangon e dritës. 

Përkthimi poetik Nolian: 

Zgjohu: Mëngjesi me shigjete grisi 

Perden e natës, Yjt i arratisi, 

Dhe dielli gjahtar me rreze kapi 

Çdo majë mali e pallati e lisi


23.2.14

Përzgjedhësi Bunjaku ka bërë gati listen e 25 futbollistëve për ndeshjen e parë miqësore me Haitin.
Ndryshe nga c’u tha deri më tani,përzgjëdhësi i përfaqësueses Kosovës në futbooll, Albert Bunjaku, ka përpiluar listen dhe ka dërguar ftesat nëpër klubet e 25 futbollistëve për ndeshjen e parë miqësore kundër Haitit. Ndeshja që është paraparë të zhvillohet në stadiumin e renovuar “Adem Jashari” në Mitrovicë, është e para e përfaqësueses së Kosovës c’prej se ka marrë leje nga FIFA që të zhvillojë miqësore. Në këtë ndeshje pritet që të sillet tërë potenciali i futbollistëve nga Kosova që luajnë nëpër klube të ndryshme në evropë e që kanë dëshmuar kualitete të larta nëpër skuadrat e tyre.
Vëmendja e opinionit të gjërë futbolldashës dhe cdo shqiptari është orientuar tek vendimi i futbollistit aktualisht më të përfolur pothuajse në mbarë kontinentin e vjetër, nëntëmbëdhjetë vjeqari i Manchester UTD, Adnan Januzaj. Ditë më parë është konfirmuar lajmi nga vet zyrtarë të Federatës Futbollit se do t’i bëhet ftesë zyrtare sikurse secilit nga lojtarët tjerë, madje është përfolur se ka pas një bisedë, mbase interne, mes zyrtarëve të FFK-së dhe familjarëve të Adnanit. Se cili do të jetë vendimi i djaloshit që po shkëlqen me kualitetet e tij të vecanta, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim. Madje thuhet se nga ai është kërkuar që së paku të aktivizohet disa minuta, me pretekst se ky fakt do të bënte jehonë të madhe nëpër në mbarë opinionin futbolldashës dhe do të ndikonte në sensibilizimin e futbollit Kosovës në botë.
Përveq Januzajt në listën e selektorit Bunjaku janë edhe 24 emra tjerë që përbëjnë një arsenal kualitativ dhe potencial të mjaftueshëm për një spektakël të shumëpritur në Kosovë.
 Ja dhe lista e 25 lojtarëve të cilën përzgjedhësi Bunjaku e ka komponuar për t’i ftuar (disa tanimë janë konfirmuar) në ditët në vijim të cilën e ka bërë publike gazeta “Arena” duke iu referuar burimeve të sigurta:

Portierë:
Samir Ujkani (Palermo)
Kushtrim Mushica (Prishtina)
Mbrojtës:
Arlind Ajeti (Basel)
Frederik Veseli (Bury)
Loret Sadiku (Helsingborg)
Avni Pepa (Sandnes)
Lum Rexhepi (Honka)
Besnik Krasniqi (Partizani)
Mesfushorë:
Adnan Januzaj (Manchester Utd)?
Anel Rashkaj (Sandens Ulf)
Mehmet Hetemaj (Honka)
Fanol Perdedaj (Energie Cottbus)
Ardian Gashi (Helsingborg)
Liridon Krasniqi (Fethiyespor)
Bersant Celina (Manchester City)
Astrit Ajdareviç (Charlton)
Kristian Nushi (St.Gallen)
Enis Alushi (Kaiserslautern)
Faton Toski (FSV Frankfurt)
Mentor Zhdrella (Hysi)
Sulmues:
Albert Bunjaku (Kaiserslautern)
Shpëtim Hasani (Orebro)
Flamur Kastrati (Stromsgodset)
Albian Ajeti (Basel)
Emir Bajrami (Panathinaikos) 
Edhe pse vetëm 22 vjeqarë, Naymar do të udhëheqë reprezentacionin e Brazilit në kampionatin e sivjemë që do të zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij. 
Brazili është në grupin “A” me Kroacinë, Mexicon dhe Kamerunin. Duke iu referuar përbërjes së gupeve, Naymar ka deklaruar se nuk mund të konsiderohet grup i lehtë, përkundrazi, ka thënë ai: “Kam përcjellë me vëmendje tërheqjen e shorteve. Ne kemi rënë në një grup shumë të vështirë, me reprezentacione të shkëlqyeshme. Shpresoj se do të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’i ikim befasive. Ai ka përkujtuar finalen e vitit kaluar të Kupës Konfederatave në rë cilën Brazili kishte deklasuar favoritin kryesorë, Spanjës me 3 : 0.
“Ishte e jashtëzakonshme të luash atëherë kundër bashkëlojtarëve të mia actual dhe të fitosh. Kjo ishte fantastike, por besoj se do të ketë akoma momente të tilla gjatë Kampionatit Botërorë” ka deklaruar Braziliani i cili bëson fuqishëm që me kombëtaren e tij do të fitojë Kampionatin e radhës pas plotë 12 vitesh që kur Brazili ka fituar tittulin për herë të fundit me Ronaldon, Rivaldon e Ronaldinjon.
Të gjithë djelmoshat duken plotësisht të përgatitur dhe mendoj se kemi gjasa të mëdha të fitojmë titullin. Kjo është ëndërra jonë dhe të gjitha përgatitjet i bëjmqë që të jetësojmë atë ëndërr”, ka thënë futbollisti që sot cilësohet ndër më cilësorët në botë.


Funksionojmë shkëlqyeshëm si në fushë ashtu edhe jashtë saj


Kështu janë dakorduar dy rivalët e përbetuar të qytetit të Gjilanit, Federata e futbollit dhe sponsoruesi i Kupës së Republikës, kompania “Digitalb Supersport Kosova”.
Ndeshjet qerekfinale do të zhvillohen nga 28 shkurti deri më 3 mars. Në faqen zyrtare të Federatës thuhet se ky vendim është marrë me kërkesën e sponsorizuesit të Kupës, kompanisë “Digitalb Supersport Kosova”, me të cilën kërkesë skuadrat janë dakorduar që gjatë katër ditëve (28 shkur, 1, 2, dhe 3 mars) të zhvillohen katër ndeshjet qerekfinale dhe të gjitha të transmetohen drejtpërdrejtë.
Marrëveshjet që termini i ndeshjeve qerekfinale të koordinohet në data të ndryshme me qëllim që të gjitha ndeshjet të transmetohe, mbase mund të duket logjike,  por marrëveshja tjetër për shumëkë do të dukej mbase anakronike dhe e pakuptueshme. Fjala është për pajtueshmërinë  mes skuadrave gjilanase (Drita dhe Gjilani) që pa short të takohen mes tyre në kuadër të qerekfinales. Për ta bërë edhe më të quditshëm këtë ‘akt pajtueshmërie’, janë përkujdesur edhe skuadrat tjera qerekfinaliste dhe vet Federata e futbollit, të cilët,, janë pajtuar unanimisht,  sic thuhet në faqen zyrtare të Federatës, “për të mirën e futbollit të Kosovës që të promovohet nga një ndeshje derbi!”
Ballafaqimi mes skuadrave gjilanase për vite me radhë ka tërhequr vëmendjen e futbolldashësve, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë dhe me të drejtë është cilësuar si rivaliteti më i madh i dekadës fundit. Një gjë e tillë ka ndodhë për shkak se tifozëria e dy skuadrave ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e organizuar, madje herë-herë ai organizim është shpjeguar nëpër qarqe edhe si ndarje e qytetit në dysh!
Viteve të fundit takimet e ndërsjella mes skuadrave gjilanase  kanë qenë më të rralla për shkak të garave në rangje të ndryshme, por nuk kanë munguar pretendimet deklarative për mbizotrimin e njërës apo skuadrës tjetër në qytet.Shorti ka përcaktuar që në tri takimet tjera të ndeshen: Istogu – Feronikeli, Besa – Hajvalia dhe Llamkos Kosova – Ferizaji.

 
 

Zërat që nëntëmbëdhjetë vjeqari Adnan Januzaj të jetë në formacionin e pare po shtohen gjithnjë e më shumë. Këta zëra vijnë si rrjedhojë e performancave të shkëlqyera që Januzaj ka pas gjatë muajve të fundit. Njëri nga analistët e njohur të futbollit anglez, Martin Keown, i ka ‘treguar’ trajnerit të skudrës, David Moyes, se cili do të duhej të ishte formacioni bazë i Manchester UTD.

Sipas tij “Djajtë e Kuq” ndeshjet duhet t’i startojnë me këtë njëmbëdhjetësh: Në portë De Gea, reparti defansiv me Vidic, Smalling, Evra dhe Fletcher, mesfusha dhe sulmi do të duhej të bashkërenditeshin mes Januzaj, Carrick, Mata, Rooney, Valencia dhe Van Persi.